• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

“Arjola Couture” Një Pasion që Shndërrohet në Sukses

April 3, 2025
in Histori Suksesi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Në botën e modës, ku kreativiteti dhe pasioni janë çelësi i suksesit, Arjola Mulleti ka ndërtuar me kujdes një identitet unik përmes brandit të saj Arjola Couture. Në një intervistë ekskluzive për Probizz.al, ajo ndan udhëtimin e saj frymëzor, nga fillimet e vogla deri te krijimi i një biznesi të suksesshëm në tregun e modës.

1. Kur nisi pasioni yt për të stiluar?

“Mund të them se unë kam lindur me këtë pasion dhe jam ushqyer me edukatën e një aparence të pastër dhe unike,” fillon Arjola. Që në fëmijëri, ajo e ndiente tërheqjen ndaj kreativitetit, duke shprehur veten përmes detajeve të vogla të veshjeve. “Krijoja, ricikloja, luaja me detajet për t’i transformuar në veshje unike që më personifikonin mua. Kënaqësia ishte kur e shijon atë që ke krijuar me aq shumë përpjekje.”

Ky pasion nuk u largua kurrë, por përkundrazi, u rrit me kalimin e viteve, duke u shndërruar në një karrierë të plotë.

2. Si lindi ideja për biznes?

“Ishte një ëndërr që u zgjua në kohën e duhur,” thotë Arjola. Ajo gjithmonë kishte synuar të ndërtonte një punë të vetme, por jeta i solli sfida dhe prioritete të ndryshme.

Pika kthese erdhi gjatë pandemisë së COVID-19. “Izolimi na ndihmoi të reflektonim dhe të dilnim nga rutina monotone. Atëherë vendosa të zgjoj pasionin tim dhe kështu filloi rrugëtimi im drejt modës.”

Për t’u përgatitur si profesioniste, ajo investoi në trajnime, nga kurset bazike deri tek ato më të avancuara, duke përfshirë shkollë dizajni dhe praktikë.

3. Kush të mbështeti në këtë rrugëtim?

“Kam shumë falenderime për njerëzit që në mënyra të ndryshme më kanë ndihmuar,” rrëfen Arjola. Familja e saj ka qenë mbështetja më e madhe. “Pas përfundimit të çdo pune, fotoja e parë i shkon mamit tim, e cila superlativon çdo gjë që bëj. Ajo ka besuar gjithmonë në mua dhe më ka bërë të ndjehem e fortë, pavarësisht sfidave.”

Edhe prindërit e bashkëshortit kanë kontribuar duke u kujdesur për fëmijët, por figura kryesore e mbështetjes është bashkëshorti i saj. “Ai është jo vetëm partneri im, por edhe shoku im më i ngushtë dhe forca ime e padiskutueshme. Admiron çdo punë time, më jep besim dhe inkurajim, madje edhe në momentet më të vështira.”

4. Cilat kanë qenë dy punët e tua më të vlerësuara nga klientët?

“Askush nuk del i pakënaqur nga dera jonë,” thekson Arjola, por veçon dy raste të veçanta:

Shitja e parë: “Mëngjesi i ditës së parë sapo hapa dyert e atelierit, bëra shitjen e parë nga një kliente që më tha se kishte lindur me këmishë. Atëherë fillova të besoj se isha në rrugën e duhur.”

Një fustan feste me kohë rekord: “Klientja erdhi 24 orë para eventit, pa asnjë ide dhe shumë e zhgënjyer. Punuam intensivisht dhe e përfunduam 3 orë para fillimit. Ajo u ndje aq e lumtur sa u çlot në lot dhe përqafime. Kjo na dha emocione të pashpjegueshme.”

5. Çfarë kërkesash kanë klientët më shumë këtë periudhe?

“Nëse dikur shkonim te stilisti për të krijuar diçka unike, tani vijnë me ide të gatshme nga trendet virale,” shpjegon Arjola. Prandaj, ajo i fton klientët në atelier për një konsultim të personalizuar, ku diskutojnë modelin më të përshtatshëm sipas karakterit dhe masave të tyre.

6. Sa e vështirë është të rezistosh në një treg me konkurrencë të fortë?

“Është sfiduese, por një mundësi e mirë për tu rritur dhe përmirësuar vazhdimisht,” thotë ajo. “Ky profesion kërkon inovacion. Duhet të jesh gjithmonë një hap përpara me ide të reja dhe produkte cilësore. Nëse punon me duar të kujdesshme dhe zemër plot pasion, arrin të krijosh besimin e klientit.”

Një element kyç që klientët e vënë në dukje është korrektësia dhe mirësjellja. “Kur arrin të depërtosh në mendjen e klientit, duke kuptuar çfarë dëshiron, dhe në zemrën e tij me sjellje të mirë, aty është suksesi i vërtetë.”

Arjola Mulleti është shembulli i një gruaje që e ka kthyer pasionin në profesion, duke krijuar jo vetëm veshje, por edhe emocione të paharrueshme për klientët e saj. Nëpërmjet Arjola Couture, ajo vazhdon të frymëzojë, duke provuar se me përkushtim dhe dashuri, çdo ëndërr mund të bëhet realitet.

Screenshot

Për më shumë ekskluzivitet dhe histori frymëzuese, ndiqni Probizz.al!

Tags: #ArjolaCouture #ModaMePasione #Sukses #Frymëzim #DrejtËndrrave
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Lava Ghayas – Arti si vibrim i shpirtit
Histori Suksesi

Lava Ghayas – Arti si vibrim i shpirtit

August 21, 2026
Berat Zulbehari – Arti që dialogon me historinë dhe identitetin
Histori Suksesi

Berat Zulbehari – Arti që dialogon me historinë dhe identitetin

August 20, 2026
Kompania e sipërmarrësit shqiptar në SHBA, shpallet më e mira në rajonin e saj, falë vlerësimeve të klientëve
Siperrmarres te suksseshem

Kompania e sipërmarrësit shqiptar në SHBA, shpallet më e mira në rajonin e saj, falë vlerësimeve të klientëve

August 19, 2026
Edlira Harapi, një artiste shqiptare mes muzikës dhe pikturës
Evente

Edlira Harapi, një artiste shqiptare mes muzikës dhe pikturës

August 11, 2026
Si u bë miliarder Michael Dell
Siperrmarres te suksseshem

Si u bë miliarder Michael Dell

August 3, 2026
Blair Isufi, ylli i bukurisë shqiptare që rrëmbeu titullin Miss Tourism Albania 2026
Histori Suksesi

Blair Isufi, ylli i bukurisë shqiptare që rrëmbeu titullin Miss Tourism Albania 2026

July 11, 2026
Next Post
Billion G&G Group Real Estate – Ku Besimi, Lehtësia dhe Suksesi Takohen

Billion G&G Group Real Estate – Ku Besimi, Lehtësia dhe Suksesi Takohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin

Keni tokë me AMTP? Të gjitha dokumentet që duhen për regjistrimin

21 hours ago
OpenAI prezanton “ChatGPT for Teens”, versionin e ChatGPT të përshtatur për adoleshentët

OpenAI prezanton “ChatGPT for Teens”, versionin e ChatGPT të përshtatur për adoleshentët

22 hours ago
A duhet të konsumojmë vezë çdo ditë ?

Vezët nuk janë burimi i vetëm i proteinave: ushqimet që mund t’i sjellin më shumë organizmit

23 hours ago
Si të përgatiten familjet e pasura për kalimin e pasurisë te brezi i ardhshëm

Si të përgatiten familjet e pasura për kalimin e pasurisë te brezi i ardhshëm

23 hours ago
Të aplikosh për një punë nuk ka qenë kurrë më e lehtë. Ta fitosh atë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë!

Të aplikosh për një punë nuk ka qenë kurrë më e lehtë. Ta fitosh atë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë!

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset