• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Eleminoni problemet me lëkurën dhe flokët me produkte të personalizuara që realizohen nga farmacistja Brunilda Hoxha

April 14, 2025
in Biznes, Histori Suksesi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Probizz.al si personazhin e radhës ka përzgjedhur farmacisten Brunilda Hoxha. Me pasionin që ka për këtë fushë dhe me synimin për të sjellë 100 % rezultat tek cdo pacient prej shumë vitesh realizon produkte të personalizuara. Në një intervistë për Probizz.al Brunilda rrëfen se si arrin të prodhojë produkte sipas kërkesave të pacientëve dhe problematikave që paraqesin.   

Si e morët iniciativën për të krijuar produkte të personalizuara?

Iniciativën për të formuluar dhe përgatitur produkte farmaceutike dhe kozmetike në farmacinë time e mora pasi përfundova një kualifikim dy vjecar në Londër. Kualifikimi kishte të bënte me 3 pika kyce të kompetencës farmaceutike që janë; përgatitjen e një produkti  të sigurt dhe të saktë , kalkulime (LLOGARITJET) dhe formulime me saktësi të përbërësve që ai përmban  dhe  zhvillimin dhe një plan të terapisë sipas problematikës të pacientëve. Në këto kushte fillova të zhvilloja produkte individuale sipas nevojave të klientëve . Ka shumë individë që kanë alergji nga përbërës të caktuar, kanë alergji nga aromat, nga ngjyrueset etj dhe nuk mund të përdorin produkte të gatshme në këto kushte i përgatisim produktet duke përjashtuar këto elementë që i japin alergji apo irritim. Në ndryshim nga produktet që tregtohen të gatshme, këto përgatesa realizohen me përqendrime dhe përbërës specifikë që ti përshtaten lëkurës dhe problemeve të saj tek individët.

Pse pikërisht për kujdesin ndaj lëkurës dhe flokëve? Apo kërkesat janë më të larta?

Fusha në të cilën jam përqëndruar janë produkte dermatologjike e kozmetike dhe për flokët. Kjo sepse cdo person është unik dhe lëkura e tyre gjithashtu dhe problematikat janë nga më të ndryshmet dhe në sajë të këtyre përgatesave synohet efikasitet optimal dhe kënaqësi të pacientët. Njerëzit reagojnë ndryshe nga i njëjti trajtim sepse ndikojnë shumë faktorë të tjerë si mosha, gjinia, dieta ushqimore dhe stili i jetesës. Lëkura është organi i jashtëm më i madh në trupin tonë dhe është e ekspozuar me ambjentin, temperaturat , rrezatimin uv, lagështinë, ndotjen dhe kimikatet që gjenden në ajër dhe si pasojë lëkura pëson ndryshimet nga proceset që ndodhin në të. psh ndotja rrit inflamacionin, skuqjen dhe për këtë përgatisim produkte me antioksidantë dhe që mbrojnë barrierat e lëkurës dhe në këtë mënyrë e mbajmë lëkurën të shëndetshme. Përvec këtyre faktorëve të jashtëm që japin probleme në lëkurën tonë janë dhe sëmundje të brendshme që projektojnë probleme në lëkurë si p.sh psoriasis është sëmundje autoimune e cila projekton në lëkurë zona shumë të thara ose crregullimet hormonale që shkaktojne akne, shtojnë yndyrëen dhe hirsuitizëm, rënie të flokut. Për këta pacientë përgatesat galenike që realizojmë janë të personalizuara sipas stadit të agravimit dhe përqëndrimi i përbërësve s’mund të jetë i njëjtë për të gjithë dhe sa shumë mundësi na jep për të përmirësuar një gamë të gjerë të problemeve si.p.sh kemi shumë raste të shtuara të dermatitit atopik tek fëmijët, ata duan një formulim specifik, adoleshente dhe adult me akne në fytyrë dhe në trup, ekzema ,hiperpigmentime. Gjithashtu kemi dhe një kategori të pacientëve me kimioterapi të cilët medikamentet që përdorin ju japin probleme në zonen plantare te kembës, duarve dhe thonjtë. Përvec problematikave që përmendëm janë dhe përgatesat për të mirëmbajtur lëkurën të shëndetshme dhe të bukur për cdo lloj moshe p.sh. Përgatesat kozmetike me efekt antirrudhë janë të formuluara për të ngadalësuar procesin e plakjes së lëkurës dhe kanë përbërës humectant që mbajnë ujin në lëkurë dhe e mbajnë atë të hidratuar dhe rrisin elasticitetin e saj.

A kanë kosto më të mëdha këto produkte dhe sa sfiduese është për ju të prodhoni një produkt të personalizuar ?

Produktet e personalizuara normalisht kanë kosto sepse nuk prodhohen në sasi dhe aq më tepër të personalizuara.

Unë kam zgjedhur cmime ekonomike të përshtatshme për njerëzit që të blihen nga masë sa më e gjërë. Produktet e fabrikuara  dhe pse kanë kosto të ulët shpenzojne shumë për marketing, reklama të cilat i ngarkohen cmimit të produktit. Dhe këto produkte nga prodhimi tek konsumatori kalon në shumë shkallë duke i rritur cmimin. Ndërsa unë duke eleminuar këto hallka të marketimit etj krijoj mundësinë për produkte me cmime të ulëta duke ruajtur cilesinë e lartë të produktit. Për sa i përket sfidës është një kombinim i pasionit tim të madh dhe njohurive të mia në këtë fushë dhe eksplorimi i së cilës është një hapësirë pa fund dhe sfida më duket e lehtë.

Në  Shqipëri gjenden të gjithë përbërësit për të realizuar produktin që kërkoni apo bashkëpunoni edhe me vendet e huaja?

Bashkëpunimi me laboratorët e huaj dhe shkëmbimi i eksperiencave është shumë i rëndësishëm. Shumë nga përbërësit bazikë të prodhuara nga laboratore farmaceutike internacionale importohen dhe gjenden dhe në vendin tonë.

Sa produkte keni arritur të prodhoni deri tani dhe për cilin ka patur kërkesa më të larta?

Produktet janë shumë të larmishme pasi janë të personalizuara dhe kombinimet janë të shumta. Problematikat më të shpeshta janë problemi i akneve tek të rinjtë dhe adultet, mendoj kjo dhe për shkak të konsumimit të sheqernave, pijeve me gaz e energjike të cilat duke u konsumuar cdo ditë japin crregullim hormonal dhe si pasojë agravim të akneve në lëkurë. Një problemtikë tjetër e shtuar është dermatiti, ekzema, psoriais të cilat janë të lidhura ngushtë dhe me faktorët gjenetike. 

BRUNILDA HOXHA, FARMACISTE

Ka përfunduar studimet në universitetin e Mjekësisë, dega Farmaci, e diplomuar në vitin 2000.

Në vitin 2005 hapi farmacinë e saj e cila këtë vit bën 20 vjetorin. 

Në vitin 2015 ka kryer në Londër një kualifikim mbi bazat e përgatitjeve galenike dhe zhvillimit të plan terapisë së pacientëve sipas problematikave

Ka marrë pjesë në trajnime në laboratorë farmaceutike në vende të ndryshme, më i fundit ishte në tetor 2024 në Oxford Uk .

Tags: BrunildaHoxhaFarmacisteFlokeProduktetepersonalizuara
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Arti i Arritjes së Suksesit dhe Menaxhimit të Kohës
Histori Suksesi

Arti i Arritjes së Suksesit dhe Menaxhimit të Kohës

September 4, 2026
Mira Murati, pjesë e listës së 100 personave më me ndikim në AI nga revista TIME!
Biznese VIP

Mira Murati, pjesë e listës së 100 personave më me ndikim në AI nga revista TIME!

August 28, 2026
Lava Ghayas – Arti si vibrim i shpirtit
Histori Suksesi

Lava Ghayas – Arti si vibrim i shpirtit

August 21, 2026
Berat Zulbehari – Arti që dialogon me historinë dhe identitetin
Histori Suksesi

Berat Zulbehari – Arti që dialogon me historinë dhe identitetin

August 20, 2026
Kompania e sipërmarrësit shqiptar në SHBA, shpallet më e mira në rajonin e saj, falë vlerësimeve të klientëve
Siperrmarres te suksseshem

Kompania e sipërmarrësit shqiptar në SHBA, shpallet më e mira në rajonin e saj, falë vlerësimeve të klientëve

August 19, 2026
Çifti shqiptaro-amerikan renditet i 5-ti në SHBA me kantinën e verës në Connecticut
Biznes

Çifti shqiptaro-amerikan renditet i 5-ti në SHBA me kantinën e verës në Connecticut

August 13, 2026
Next Post
1 milionë përdorues të rinj u regjistruan brenda 1 ore në ChatGPT

Instagram dhe Tik Tok rrëzohen nga froni, ChatGPT aplikacioni më i shkarkuar ne mars

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Mbaron praktika? Mos bëni këtë gabim! 5 gjërat që mund t’ju hapin derën për një punë

Mbaron praktika? Mos bëni këtë gabim! 5 gjërat që mund t’ju hapin derën për një punë

7 hours ago
“Inteligjenca artificiale po përparon më shpejt nga sa është bota gati ta përballojë”

“Inteligjenca artificiale po përparon më shpejt nga sa është bota gati ta përballojë”

8 hours ago
JLR shkurton 4 mijë vende pune: Goditje e fortë për punëtorët dhe familjet britanike

JLR shkurton 4 mijë vende pune: Goditje e fortë për punëtorët dhe familjet britanike

9 hours ago
Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e sëmundjeve serioze

Një lugë kakao në kafenë e mëngjesit, një zakon i vogël me përfitime për shëndetin

1 day ago
Saimir Strati sjell në Shkup ekspozitën “Mesazh në shishe”

Saimir Strati sjell në Shkup ekspozitën “Mesazh në shishe”

1 day ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset