Pas disa vitesh emigrim në Itali, Dionis Tuçi rikthehet në vendlindjen e tij, në Fushë –Arëz, Pukë , ku ka hapur “Mish n’Tra. Një restorant me produkte bio nga fermerët e zonës dhe ku do të shërbehen specialitete tradicionale shqiptare.
Biznesi ka ekzistuar që në vitet ’90 por ishte mbyllur për të rinisur sërish aktivitetin e tij dhe për të ruajtur trashëgiminë e familjes. Tuçi vjen edhe nga eksperienca pune të cmuara në kuzhinë tek “Mrizi i Zanave dhe “Mullixhiu” . “Mish n’Tra, ju mirëpret të gjithëvë!













