• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Thursday, September 10, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Xheni Canaj, farmacistja që sheh një “partner në shëndet” tek çdo pacient

September 25, 2025
in Biznes
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Në Ditën Botërore të Farmacistëve flet për krenarinë, sfidat dhe ndërrimin e rolit në kujdesin shëndetësor

Data 25 shtator nuk është thjesht një ditë tjetër në kalendar për Xheni Canaj, farmaciste dhe pronare e farmacisë “Xheni” në Tiranë. Ajo është një moment simbolik i krenarisë, përkushtimit dhe reflektimit. “Krenari, sepse jemi pjesë e një profesioni thelbësor për shëndetin e njerëzve. Përkushtim sepse çdo ditë jemi aty për të ndihmuar, këshilluar dhe mbështetur pacientët tanë”, kështu i përshkruan Xheni ndjenjat që i ngjall Dita Botërore e Farmacistëve.

Një thirrje nga zemra

Me një karrierë të pasur, Xheni tregon se frymëzimi për të zgjedhur këtë profesion nuk erdhi nga një person i vetëm, por nga një kombinim i dashurisë për shkencën dhe dëshirës për t’i shërbyer direkt komunitetit. Gjithmonë kam dashur të ndihmoj njerëzit në një mënyrë shkencore dhe praktike. Farmacia ishte rruga perfekte për të bashkuar këto dy pasione”, thotë ajo.

Më shumë se një shpërndarëse ilaçesh

Duke iu përgjigjur perceptimit të përgjithshëm se farmacisti është thjesht shpërndarës i ilaçeve, Xheni Canaj sqaron se një ditë e saj është një miksim dinamik i detyrave. “Po, shpërndarja e ilaçeve është pjesë e punës, por ajo vjen pas nje procesi rigoroz kontrolli të recetës dhe dozave për të garantuar sigurinë maksimale të pacientit”shpjegon ajo. Më pas vjen pjesa më e rëndësishme: këshillimi, informimi për efektet anëore, ndërveprimi me ilaçe të tjera dhe ushqimin, këshillimi për produkte pa recetë për probleme të lehta shëndetësore.

Sfida dhe kënaqësitë: Një ekuilibër i ndjeshëm

Kur pyetet për pjesën më të vështirë të punës, Xheni thotë :“ Të jesh gjithmonë i përqëndruar në detaje të vogla, në një ambjent me kërkesa të larta, mund të jetë sfiduese. Një gabim i vogël mund të ketë pasoja të rënda. Por kjo sfidë harrohet lehtësisht përballë kënaqësisë që sjell pjesa më e bukur e punës. Marrëdhënia më pacientët, kur një pacient rikthehet dhe të falenderon”. Ajo ndan edhe një kujtim të veçantë “Kujtoj një pacient të moshuar që vinte vazhdimisht me pyetje për ilaçet e tij të shumta. Duke kaluar kohë me të për të organizuar një plan ditor të thjeshtë dhe për t’i shpjeguar qartë çdo gjë, ia lehtësova shumë jetën e përditshme”.

Roli që po zgjerohet: Nga farmacisti tek këshilltari i shëndetit

Xheni pranon se roli i farmacistit ka ndryshuar rrënjësisht me kalimin e viteve. “Mendoj se farmacisti po bëhet këshilltar i afërt i shëndetit publik. Ne jemi pikë e kontaktit për shumë njerëz. Kjo e bën komunikimin dhe ndërtimin e besimit thelbësor. Besimi ndërtohet me respekt, durim dhe dëgjim. Duhet të jesh i gatshëm të dëgjosh me kujdes problematikat e pacientëve”.

Cilësitë e një farmacisti të mirë: shkenca, empati dhe durimi

Për ata që aspirojnë të ndjekin këtë profesion. Xheni përmend disa cilësi kyçe:

-Së pari duhen njohuri shkencore

-Së dyti, të jesh i vëmendshëm ndaj detajeve, sepse puna me receta dhe doza kërkon kujdes maksimal

-Së treti dhe ndoshta jo më pak e rëndësishmja, është të jesh person empatik dhe i duruar,

Në këtë ditë të veçantë për farmacistët ajo ka dy mesazhe për kolegët dhe për lexuesit e Probizz.al  

 “Dua të përshëndes të gjithë kolegët e mi për përkushtimin, profesionalizmin dhe kujdesin që tregojnë çdo ditë ndaj shëndetit të komunitetit tonë. Farmacistët nuk janë thjesht shpërndarës të barnave; ne jemi këshilltarë të besuar, edukatorë për përdorimin e sigurt të medikamenteve dhe partnerë të domosdoshëm në kujdesin shëndetësor.”

Për publikun: “Kujdesi farmaceutik është gjithmonë pranë jush! Besoni farmacistin tuaj, pyesni pa hezitim dhe kujtoni se shëndeti juaj është prioriteti jonë!”

Nëpërmjet përkushtimit të farmacistëve si Xheni Canaj, farmacia shqiptare po e forcon çdo ditë pozitën e saj si një shtyllë themelore e shëndetit publik.

Tags: ditaboterorefarmacisteveEmpatiFarmacikeshillamjekesorenjohurshkencoreXheniCanaj
ShareTweetShare

TE NGJASHME

HealUp, startup-i shqiptar që do të vendosë historikun tonë shëndetësor në një vend të vetëm!
Biznes

HealUp, startup-i shqiptar që do të vendosë historikun tonë shëndetësor në një vend të vetëm!

September 9, 2026
Mira Murati, pjesë e listës së 100 personave më me ndikim në AI nga revista TIME!
Biznese VIP

Mira Murati, pjesë e listës së 100 personave më me ndikim në AI nga revista TIME!

August 28, 2026
Çifti shqiptaro-amerikan renditet i 5-ti në SHBA me kantinën e verës në Connecticut
Biznes

Çifti shqiptaro-amerikan renditet i 5-ti në SHBA me kantinën e verës në Connecticut

August 13, 2026
3.8 miliardë euro për startup-et e rajonit, AI dominon investimet, diaspora ndryshon hartën e kapitalit
Startup

3.8 miliardë euro për startup-et e rajonit, AI dominon investimet, diaspora ndryshon hartën e kapitalit

August 10, 2026
ANIO OIL & GAS – RIDIMENSIONIMI I INDUSTRISË SË NAFTËS NË SHQIPËRI
Biznes

ANIO OIL & GAS – RIDIMENSIONIMI I INDUSTRISË SË NAFTËS NË SHQIPËRI

July 28, 2026
Shkencëtarët krijojnë panele diellore të padukshme që lejojnë dritaret të prodhojnë energji elektrike
RISI

Shkencëtarët krijojnë panele diellore të padukshme që lejojnë dritaret të prodhojnë energji elektrike

July 15, 2026
Next Post
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike sipas NCSI 2025

Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike sipas NCSI 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

TikTok sjell komente me zë, sondazhe dhe foto: Seksioni i komenteve bëhet më interaktiv

TikTok sjell komente me zë, sondazhe dhe foto: Seksioni i komenteve bëhet më interaktiv

17 hours ago
PISA 2025, Shqipëria bën përparim të madh, por nxënësit ende nën mesataren e OECD

PISA 2025, Shqipëria bën përparim të madh, por nxënësit ende nën mesataren e OECD

17 hours ago
HealUp, startup-i shqiptar që do të vendosë historikun tonë shëndetësor në një vend të vetëm!

HealUp, startup-i shqiptar që do të vendosë historikun tonë shëndetësor në një vend të vetëm!

18 hours ago
2024, vijojnë flukset e larta të eurove në vend

Italia kërkon tarifa zero për pagesat e vogla me euron digjitale

18 hours ago
Mbaron praktika? Mos bëni këtë gabim! 5 gjërat që mund t’ju hapin derën për një punë

Mbaron praktika? Mos bëni këtë gabim! 5 gjërat që mund t’ju hapin derën për një punë

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset