• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

HealUp, startup-i shqiptar që do të vendosë historikun tonë shëndetësor në një vend të vetëm!

September 9, 2026
in Biznes, Startup
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Sa herë kemi bërë analiza në laboratorë të ndryshëm, kemi marrë një diagnozë apo recetë dhe, disa muaj më vonë, kemi kërkuar në telefon, email apo mes dokumenteve për ta gjetur përsëri? Pikërisht nga ky problem i përditshëm lindi HealUp, një platformë HealthTech e themeluar nga Rudina Gjoni së bashku me një mjeke, me synimin për të krijuar një hapësirë të vetme ku përdoruesi mund të organizojë historikun e tij shëndetësor, të ruajë dhe kuptojë më mirë analizat, të monitorojë të dhënat kryesore dhe të lidhet me mjekë, klinika dhe laboratorë.

Platforma sapo është lançuar dhe aktualisht operon me një MVP funksionale. Një nga elementët më interesantë është përdorimi i inteligjencës artificiale për leximin dhe shpjegimin e analizave, por me një vijë të qartë që themelueset e HealUp theksojnë: “AI informon, mjeku vendos.” HealUp ka nisur tashmë të përfshijë mjekët, klinikat dhe laboratorët e parë, ndërsa ambicia afatgjatë shkon përtej tregut shqiptar, drejt përfshirjes së specialistëve jashtë vendit dhe potencialisht zgjerimit në tregje të tjera. Për të kuptuar se si lindi ideja, çfarë mund të bëjë realisht AI në një platformë shëndetësore, si do të funksionojë modeli i biznesit dhe ku synon të arrijë HealUp, Business Magazine bisedoi me Rudina Gjonin, themeluese të startup-it.

1.    Si lindi HealUp dhe cili është problemi kryesor që keni identifikuar në mënyrën se si njerëzit sot kujdesen dhe monitorojnë shëndetin e tyre?

Problemi që identifikuam është i thjeshtë, por shumë i përditshëm: informacioni shëndetësor është i shpërndarë dhe, shpesh, kujdesi ndaj shëndetit nis vetëm kur shfaqet një problem.

Këtë e kemi provuar thuajse të gjithë: mjekë të ndryshëm, analiza në vende të ndryshme, dhe dokumente e rezultate që na duhet t’i ruajmë e t’i gjejmë përsëri vetë. Kur e diskutova këtë me mikeshën time, e cila është mjeke dhe sot bashkëthemeluese e HealUp, pamë se të njëjtat sfida shfaqeshin edhe nga këndvështrimi tjetër.

Kështu lindi HealUp: nga dy këndvështrime të ndryshme, por me të njëjtën dëshirë për ta bërë këtë eksperiencë më të thjeshtë. Synimi ynë nuk është vetëm të ndihmojmë njerëzit kur janë të sëmurë, por t’u japim një hapësirë ku mund të mbajnë historikun, të kuptojnë analizat dhe të lidhen me mjekun e duhur kur kanë nevojë.

2.    Si funksionon konkretisht HealUp për një përdorues, nga momenti që regjistrohet dhe ngarkon analizat, deri te interpretimi, monitorimi dhe lidhja me mjekun?

Pas regjistrimit, përdoruesi ka në dispozicion panelin e tij shëndetësor. Aty mban të organizuar dokumentet, analizat dhe historikun, në vend që t’i kërkojë në telefon, email apo të printuara.

Nga paneli, mund të ngarkojë analizat si foto ose PDF. Sistemi i lexon vlerat përmes AI-së dhe i jep një shpjegim të qartë: çfarë përfaqëson secili parametër, cilat rezultate janë normale, në kufi apo që kërkojnë më shumë vëmendje. Nëse dëshiron, mund t’i plotësojë edhe manualisht. Krahas kësaj, mund të ruajë receta, diagnoza, ekografi dhe dokumente të tjera, si dhe të plotësojë një vlerësim bazik të gjendjes aktuale shëndetësore. Platforma i jep edhe një Health Score të thjeshtuar dhe një përmbledhje të të dhënave të fundit: analizat, matjet dhe aktivitetin e fundit. Kujtesat periodike janë menduar pikërisht për kontrollet që shpesh i harrojmë mes rutinës.

Kur një rezultat apo nevojë kërkon vlerësim profesional, HealUp e orienton te mjeku i duhur. Mund të kërkojë mjekë sipas specialitetit dhe qytetit, të shohë klinika e laboratorë, të rezervojë vizita, ose të zgjedhë paketa analizash dhe check-up. Synimi është i thjeshtë: kur dikush mendon për shëndetin e tij, të mos niset nga zero çdo herë.

3.    Çfarë roli luan inteligjenca artificiale në platformë? Çfarë mund të bëjë AI sot në HealUp dhe ku vendosni kufirin mes informacionit që jep teknologjia dhe diagnozës apo këshillës së mjekut?

AI në HealUp është një mjet ndihmës, jo një mjek. Roli i saj sot është ta bëjë informacionin shëndetësor më të kuptueshëm.

Kur ngarkohet një analizë, AI lexon dokumentin, nxjerr parametrat dhe shpjegon në mënyrë të thjeshtë çfarë tregojnë vlerat, duke theksuar ato që janë jashtë norme ose në kufi. Nuk diagnostikon, nuk përshkruan trajtim dhe nuk zëvendëson mjekun. Këtë kufi e kemi të qartë si në produkt, ashtu edhe në mënyrën se si e komunikojmë: nëse një rezultat kërkon vlerësim profesional, përdoruesi duhet t’i drejtohet mjekut. Për ne, kjo nuk është vetëm një çështje teknike, por edhe etike. Në shëndetësi, besimi ndërtohet duke qenë të qartë se ku ndihmon teknologjia dhe ku fillon përgjegjësia e mjekut. Në të ardhmen duam ta zhvillojmë këtë pjesë më tej, sidomos drejt personalizimit dhe kujdesit parandalues, por gjithmonë me të njëjtin kufi: AI informon, mjeku vendos.

4.    Kush janë klientët tuaj dhe si funksionon modeli i biznesit? Si përfshihen në ekosistem përdoruesit, mjekët, klinikat, laboratorët dhe partnerët e tjerë?

HealUp është ndërtuar si një ekosistem me dy palë, që kanë nevojë për njëra-tjetrën. Për pacientin, platforma është hapësira ku organizon informacionin shëndetësor, kupton më mirë analizat dhe gjen mjekë, klinika, laboratorë e paketa. Për mjekun, klinikën dhe laboratorin, është një profil dhe panel ku prezantojnë shërbimet, menaxhojnë rezervimet, paketat dhe lidhen me pacientë që tashmë kanë një nevojë të qartë.

Vlera që duam të krijojmë është e dyanshme: pacienti e ka më të lehtë të kujdeset dhe të orientohet; profesionisti e ka më të lehtë të jetë i dukshëm dhe i organizuar. Modeli ynë i të ardhurave mbështetet kryesisht te shërbimet që u ofrojmë mjekëve, klinikave dhe laboratorëve, si dhe te shërbimet që realizohen përmes platformës Jemi ende në fazat e para, ndaj modelin do ta testojmë dhe ta përshtatim bashkë me përdoruesit dhe partnerët. Për momentin, prioriteti ynë është të ndërtojmë një produkt që sjell vlerë reale për të dyja palët dhe ta zhvillojmë modelin e biznesit paralelisht me këtë proces.

5.    Ku ndodhet HealUp sot si startup: sa është zhvilluar produkti, çfarë traction-i keni arritur deri tani, a keni përdorues dhe partneritete aktive dhe si është financuar zhvillimi deri në këtë fazë?

HealUp sapo është lançuar dhe jemi të vetëdijshëm që kemi një rrugë të gjatë përpara. Kemi një MVP funksionale: pacienti mund të ketë panelin e tij shëndetësor, të ngarkojë analizat, të marrë një lexim ndihmës me AI, të ndjekë një përmbledhje të shëndetit dhe të lidhet me mjekë, klinika e laboratorë. Nga ana tjetër, profesionistët kanë profilet dhe panelet e tyre. Kemi filluar me partnerët e parë: disa mjekë, laboratorë dhe klinika janë bërë pjesë, me shërbimet dhe paketat e tyre. Për ne ky është një moment i rëndësishëm, sepse nga një ide u kthye në një platformë reale, me profesionistët e parë që kanë zgjedhur të na besojnë. Tani jemi në fazën ku po dëgjojmë përdoruesit, po mbledhim feedback dhe po përmirësojmë produktin hap pas hapi. Zhvillimi deri në këtë fazë është financuar nga burimet tona dhe nga mbështetja e një fondi të përfituar përmes AKPA-s.

6.    Cila është ambicia për HealUp? A po ndërtoni një zgjidhje për Shqipërinë apo një HealthTech që mund të shkallëzohet në rajon dhe Europë, dhe cilët janë hapat kryesorë për të arritur atje?

Ambicia jonë e parë është ta ndërtojmë HealUp mirë për Shqipërinë dhe për nevojat reale të pacientëve shqiptarë. Duam që të jetë e dobishme jo vetëm në Tiranë, duke e bërë më të lehtë gjetjen e mjekëve, specialistëve dhe shërbimeve shëndetësore edhe aty ku aksesi shpesh është më i vështirë.

Hapi ynë i radhës është i qartë: të zgjerojmë partneritetet me mjekë, klinika dhe laboratorë; të dëgjojmë përdoruesit dhe ta forcojmë produktin aty ku sjell më shumë vlerë, sidomos në organizimin e historikut, kuptimin e analizave dhe lidhjen me mjekun e duhur. Në një fazë të mëvonshme, duam të përfshijmë edhe mjekë shqiptarë dhe të huaj që ushtrojnë jashtë vendit, në mënyrë që pacientët të kenë akses më të lehtë edhe te specialistët jashtë vendit./Businessmag

Tags: HealupHistorikPlatformeShendetesorStartup
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Mira Murati, pjesë e listës së 100 personave më me ndikim në AI nga revista TIME!
Biznese VIP

Mira Murati, pjesë e listës së 100 personave më me ndikim në AI nga revista TIME!

August 28, 2026
Çifti shqiptaro-amerikan renditet i 5-ti në SHBA me kantinën e verës në Connecticut
Biznes

Çifti shqiptaro-amerikan renditet i 5-ti në SHBA me kantinën e verës në Connecticut

August 13, 2026
3.8 miliardë euro për startup-et e rajonit, AI dominon investimet, diaspora ndryshon hartën e kapitalit
Startup

3.8 miliardë euro për startup-et e rajonit, AI dominon investimet, diaspora ndryshon hartën e kapitalit

August 10, 2026
ANIO OIL & GAS – RIDIMENSIONIMI I INDUSTRISË SË NAFTËS NË SHQIPËRI
Biznes

ANIO OIL & GAS – RIDIMENSIONIMI I INDUSTRISË SË NAFTËS NË SHQIPËRI

July 28, 2026
Shkencëtarët krijojnë panele diellore të padukshme që lejojnë dritaret të prodhojnë energji elektrike
RISI

Shkencëtarët krijojnë panele diellore të padukshme që lejojnë dritaret të prodhojnë energji elektrike

July 15, 2026
Kidoor, platforma shqiptare që synon të ndryshojë mënyrën si prindërit edukojnë fëmijët në epokën digjitale
Biznes

Kidoor, platforma shqiptare që synon të ndryshojë mënyrën si prindërit edukojnë fëmijët në epokën digjitale

June 28, 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

HealUp, startup-i shqiptar që do të vendosë historikun tonë shëndetësor në një vend të vetëm!

HealUp, startup-i shqiptar që do të vendosë historikun tonë shëndetësor në një vend të vetëm!

60 minutes ago
2024, vijojnë flukset e larta të eurove në vend

Italia kërkon tarifa zero për pagesat e vogla me euron digjitale

1 hour ago
Mbaron praktika? Mos bëni këtë gabim! 5 gjërat që mund t’ju hapin derën për një punë

Mbaron praktika? Mos bëni këtë gabim! 5 gjërat që mund t’ju hapin derën për një punë

1 day ago
“Inteligjenca artificiale po përparon më shpejt nga sa është bota gati ta përballojë”

“Inteligjenca artificiale po përparon më shpejt nga sa është bota gati ta përballojë”

1 day ago
JLR shkurton 4 mijë vende pune: Goditje e fortë për punëtorët dhe familjet britanike

JLR shkurton 4 mijë vende pune: Goditje e fortë për punëtorët dhe familjet britanike

1 day ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset