• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Bashkëthemeluesi i DEF Shpend Bajrami: Më 16-17 prill në Zvicër, një event i jashtëzakonshëm për investimet e Diasporës dhe bashkëpunimin ekonomik

November 3, 2025
in Biznes, Biznese VIP, Ekonomi, Evente, Intervista, RISI
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Probizz.al: Si bashkëthemelues i Forumit Ekonomik të Diasporës, deri tani a mendoni se ja ka arritur qëllimit të saj kjo lëvizje?

Shpend Bajrami: Forumi Ekonomik i Diasporës (DEF), i themeluar bashkë me Luli Rexhepin dhe Martin Michel, me mbështetjen e Fisnik Salihut dhe Peter Böhnit që nga ditët e para, është rritur ndjeshëm si platformë që lidh ekonominë, inovacionin, kulturën dhe identitetin e diasporës shqiptare.
Qëllimi ynë ka qenë që diaspora të mos shihet vetëm si kapital financiar, por si forcë zhvillimi dhe transformimi shoqëror, përmes investimeve, bashkëpunimeve afatgjata dhe shkëmbimit të njohurive.
Në këtë drejtim, mund të them me bindje se kemi arritur të krijojmë një lëvizje të gjallë e gjithëpërfshirëse, që po unifikon shqiptarët globalisht dhe po i jep diasporës rolin që e meriton në zhvillimin ekonomik të vendeve tona.

Probizz.al: Çfarë projektesh janë finalizuar me sukses nga DEF duke e shndërruar diasporën në një forcë zhvillimi për Shqipërinë dhe jo vetëm?

Shpend Bajrami: Në këto vite kemi realizuar disa iniciativa me ndikim konkret.
Përveç projekteve të investimit dhe partneriteteve në sektorët e teknologjisë, agroturizmit dhe bujqësisë së qëndrueshme, kemi zhvilluar një seri ngjarjesh informuese në Bernë, Prishtinë, Tiranë dhe Vjenë, ku kemi prezantuar konceptin e DEF.
Në secilin prej këtyre eventeve kanë marrë pjesë mbi 100 sipërmarrës, të cilët kanë krijuar lidhje të reja bashkëpunimi, dhe tashmë janë krijuar marrëveshje reale biznesi midis diasporës dhe vendeve të origjinës.

Valë të reja informuese janë duke u përgatitur në Gjermani, Skandinavi dhe Shtetet e Bashkuara, ku synojmë të zgjerojmë më tej rrjetin tonë të bashkëpunimeve ekonomike.
Këto aktivitete po e konsolidojnë DEF si platformë strategjike që bashkon ekspertizën dhe kapitalin e diasporës me nevojat reale të zhvillimit në rajon.

Probizz.al: Keni nisur përgatitjet për organizimin e madh që zhvillohet me 16–17 prill në Zvicër. Çfarë pritet të ndodhë?

Shpend Bajrami: Po, përgatitjet për edicionin e sivjetshëm të Forumit Ekonomik të Diasporës në Zvicër janë drejt finalizimit, dhe pritshmëritë janë të mëdha.
Këtë herë pritet të marrin pjesë mbi 800 përfaqësues nga e gjithë bota – përfshirë sipërmarrës, investitorë dhe figura të njohura nga bota e biznesit, kulturës, sportit, politikës dhe humanitetit.

Në nivel institucional, është në zhvillim përgatitja për një takim të ministrave të ekonomisë nga Gjermania, Zvicra, Austria, Italia, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, që do të organizohet me mbështetjen e Departamentit të Jashtëm të Zvicrës.
Ky takim do të jetë një mundësi unike për të ndërtuar politika të përbashkëta që mbështesin investimet e diasporës në rajon dhe nxitin bashkëpunimin ekonomik ndërballkanik.

Nga sektori privat, do të marrin pjesë figurat kryesore të biznesit me origjinë shqiptare nga mbarë bota, të cilët do të ndajnë përvojat e tyre dhe do të diskutojnë për projektet e përbashkëta ekonomike.
Ky forum po shndërrohet në pikëtakimin më të rëndësishëm global të diasporës shqiptare, me synimin për të forcuar lidhjet, për të rritur ndikimin ekonomik dhe për të promovuar imazhin pozitiv të shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.

Probizz.al:Me çfarë sfidash jeni përballur deri tani për ta kthyer DEF në një platformë që lidh diasporën me Shqipërinë përmes bashkëpunimeve ekonomike në teknologji, turizëm dhe bujqësi, duke ofruar mundësi konkrete investimi dhe mentorimi?

Shpend Bajrami: Sfida jonë më e madhe ka qenë krijimi i një modeli të qëndrueshëm dhe profesional të organizimit, i cili të mos varet nga fondet publike, por të mbështetet në partneritete strategjike dhe sponsorizime afatgjata.
Për këtë arsye kemi zhvilluar një model ekonomik hibrid, që kombinon paketat e sponsorizimit, marrëveshjet e bashkëpunimit dhe sistemin e franchise për forumet e diasporës në vende të ndryshme.

Një tjetër sfidë ka qenë burokracia dhe mungesa e mekanizmave efikas për lehtësimin e investimeve të diasporës, por përmes DEF po krijojmë ura të qëndrueshme bashkëpunimi ndërmjet sektorit publik dhe atij privat.
Sot, DEF është një ekosistem bashkëpunimi global, që promovon rritjen ekonomike, inovacionin dhe identitetin shqiptar në mënyrë moderne dhe të qëndrueshme.

Rreth DEF

Forumi Ekonomik i Diasporës (DEF) është më shumë se një ngjarje vjetore; ai përbën një platformë dinamike dhe interaktive që nxit shkëmbimin, frymëzimin dhe bashkëpunimin mes individëve të biznesit shqipfolës në të gjithë botën. Si një pikë qendrore takimi, ai bashkon komunitetin e biznesit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diasporën globale shqipëtare. Këtu paraqiten jo vetëm ide të reja, por gjithashtu krijohen lidhje që formojnë të ardhmen. Formatet inovative të ngjarjeve që inspirojnë dhe lidhin. DEF ofron një fushë të gjerë formatesh inovative dhe moderne që u mundësojnë pjesëmarrësve të ndajnë njohuritë, të ndërtojnë rrjete dhe të avancojnë komunitetin e biznesit shqiptar.

Forumi Ekonomik i Diasporës (DEF)

Kammistrasse 11 CH-3800 Interlaken

alba@def.global

 www.def.global

+41 33 821 29 25

Tags: BashkethemeluesForumiekonomikiDiasporesShpendBajramiZvicer
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik
Ekonomi

Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

July 17, 2026
Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit
Ekonomi

Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

July 17, 2026
MARRËVESHJE PËR MBROJTJEN E KARTËMONEDHAVE EURO NGA FALSIFIKIMI
Ekonomi

Shqipëria bëhet gati për adoptimin e euros si monedhë zyrtare – Ndryshimet ligjore parashikojnë rregullat për kalimin në Eurozonë

July 16, 2026
Shkencëtarët krijojnë panele diellore të padukshme që lejojnë dritaret të prodhojnë energji elektrike
RISI

Shkencëtarët krijojnë panele diellore të padukshme që lejojnë dritaret të prodhojnë energji elektrike

July 15, 2026
Ku investojnë milionerët e rinj të pasuruar nga inteligjenca artificiale
Bota

Ku investojnë milionerët e rinj të pasuruar nga inteligjenca artificiale

July 14, 2026
Shtyhet deri me 20 shkurt 2026 afati për deklarimin e inventarit tek Tatimet
Aktualitet

Administrata Tatimore intensifikon kontrollet ndaj individëve me pasuri të larta

July 13, 2026
Next Post
Andreas Wil Gerdes & Lumjana Shehu sjellin frymën e re të nomadizmit digjital në AllWeb Tirana!

Andreas Wil Gerdes & Lumjana Shehu sjellin frymën e re të nomadizmit digjital në AllWeb Tirana!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

4 days ago
Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

4 days ago
Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

4 days ago
Disa këshilla si të qetësoni djegiet nga dielli

Djegiet nga dielli, si të qetësoni lëkurën dhe të shmangni dëmtimet

4 days ago
Nga Mëngjesi Deri në Darkë – Sa Gota me Ujë Duhet të Pini

Shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për më shumë ujë

5 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset