Festim i trashëgimisë si një model inovativ: aty ku kultura takohet me mundesi edukimi.
Më 7 dhjetor 2025, në Londër do të mbahet Eventi “Zëri i Trashëgimisë 2025”, një ngjarje kulturore unike e prezantuar nga Empowered Women of Diaspora (EWD).
Ky aktivitet është më shumë se një koncert është një rrëfim i gjallë i historisë sonë 2,400-vjeçare, një pasqyrë e shpirtit luftarak dhe qëndrueshmërisë së diasporës shqiptare. Shqipëria nuk është vetëm vendlindja jonë; ajo është ritmi, historia dhe shpirti ynë. Nga qytetet më të vjetra se Roma, nga legjendat e përjetshme të maleve deri te këngët e ngrohta të jugut kultura shqiptare vazhdon të frymëzojë breza përtej kufijve.
Përmes një ndërthurjeje të muzikës, poezisë, valleve tradicionale, tregimeve dhe punimeve artizanale, “Zëri i Trashëgimisë” do të bashkojë familje, studentë, diplomatë, udhëheqës kulturorë dhe profesionistë ndërkombëtarë në një mbrëmje të jashtëzakonshme. Ky event i kushtohet kreativitetit, qëndrueshmërisë dhe trashëgimisë së identitetit shqiptar, duke e kthyer historinë tonë në një përvojë të gjallë dhe frymëzuese.
I zhvilluar në nder të Ditës Botërore të Trashëgimisë Audiovizuale të UNESCO-s, ky aktivitet bashkon artin me fuqizimin profesional. Ai përfaqëson një nismë që lidh krenarinë kulturore me zhvillimin e karrierës, duke ndërtuar ura për brezin e ri të shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar, në Shqipëri dhe me gjere.
Qëllimet kryesore
- Të festojë rolin jetik të grave shqiptare në ruajtjen dhe formësimin e identitetit kulturor.
- Të nxisë dialogun ndërbrezor brenda diasporës, duke afruar gjeneratat.
- Të frymëzojë të rinjtë që të ndjekin programe trajnimi dhe zhvillimi profesional në fusha si financa, inovacioni dhe teknologjia në Mbretërinë e Bashkuar.
- Të krijojë një fond solidariteti për fëmijët e minatorëve që kanë humbur jetën në minierën e Bulqizës dhe ndjekin studimet universiare.
“Zëri i Trashëgimisë” “Gruaja, Kultura, Inovacioni” është më shumë se një festim, është një lëvizje. një thirrje e guximshme për të ruajtur identitetin, për të frymëzuar qëllimin dhe për të fuqizuar brezin e ri të grave që të udhëheqin me krenari dhe ambicie globale.
AUDIENCA
Në këtë koncert do të marrin pjesë:
- Diplomatë të huaj nga ambasadat në Mbretërinë e Bashkuar,
- Kryetarë bashkish, anëtarë parlamenti, CEO, sipërmarrës dhe liderë të organizatave ndërkombëtare.
- Shtetas shqiptare me banim ne Londër nga zona të ndyshme.
Duke ftuar komunitete me prejardhje të ndryshme, eventi gjithashtu promovon dy nga vlerat themelore britanike: respektin reciprok (Mutual Respect) dhe tolerancën ndaj atyre me fe dhe besime të ndryshme (Tolerance of those with different faiths and beliefs).
Ngjarja do të bashkojë njerëz nga të gjitha shtresat përmes artit, muzikës dhe rrëfimit, duke shërbyer si urë mes kulturave dhe duke nxitur mirëkuptim, respekt dhe krenari të përbashkët për shumëllojshmërinë që karakterizon Londrën – qytetin ku ne kemi përditshmërinë dhe jetën tonë.
- Artistet Pjesëmarrës janë:
- Irma Libohov
- Gezim Nika
- Irini Qirjako
- Falsli Kamberi
- Ema Andrea
- Ilir Laci
- Behar Neli
- Grupi Iliria UK
- Grupi artistik Londer
Moderatore: Suela Demiri
Producent Artistik: Sokol Marsi
- Elona Mortime -Zhika. Former CEO -IRIS
- Maltina Jashari- Vajza e pare shqiptare që përfaqeson femrën shqipare në Garat e Formula 4 Macklaren
- Patricia Nugee – Britanikja e apasionuar dhe kolesksioniste e veprave për heroin tonë legjendar, Skënderbeun
- Nensi Dojaka- Stiliste mode, fituese e cmimit LVMH 2021- cmimi i cili është një iniciativë e grupit LVMH (Louis Vuitton Mowt Hennessy) për të mbështetur talentet e rinj në modë ndërkombëtare.
Event kulturor dhe artistik në Londër
- Kohëzgjatja: 120 minuta
- Artistë pjesëmarrës: 9
- Të ftuar specialë: 4
- Moderatore: Suela Demiri
- Producent artistik: Sokol Marsi
- Përfitues nga fondi i krijuar: studentë, të rinj profesionistë
- Publiku i synuar: diaspora shqiptare, përfaqësues të institucioneve lokale, artistë, studentë, diplomatë nga vende të huaja në Londër, Kryetar i Bashkis Camden London, media.

Empowered Women of Diaspora
Web: https://ewd.org.uk
Email: info@ewd.org.uk












