Në kuadër të projektit “Tinguj dhe Ngjyra”, i mbështetur nga Ambasada e Kosovës në Stokholm dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, piktorja Jalldeze Mustafa prezantoi 13 punime të dedikuara figurës së shenjtores sonë, Nënë Terezës, nën titullin “13 reflektime të Nënës Terezë”.

Në ambientet e ambasadës u ekspozuan disa nga veprat e saj, të frymëzuara nga jeta dhe misioni humanitar i Nënë Terezës, me rastin e 115-vjetorit të lindjes së saj.

Gjatë qëndrimit në Stokholm, piktorja Mustafa, së bashku me stafin e Ambasadës së Kosovës, i dhuroi një pikturë Nunciaturës Apostolike të Vatikanit në Stokholm. Një tjetër vepër iu dha në dhuratë Ambasadës së Shqipërisë, si shenjë mirënjohjeje dhe bashkëpunimi kulturor.

Punimet e saj u pritën me entuziazëm dhe u vlerësuan lart nga të ftuarit, duke dëshmuar edhe një herë rolin e artit në ndërtimin e urave kulturore dhe shpirtërore.
















