Deri në 8 vite pas mund të ketë shkuar niveli i varfërisë në Shqipëri për shkak të pasojave të tërmetit dhe Covid 19.
Ky është konstatimi i bërë nga stafi i Bankës Botërore në raportin e fundit “Vlerësimi i financimit të dëmeve nga katastrofat në
Shqipëri”.
Në raport theksohet se se niveli i varfërisë mund të ketë shkuar 8 vite pas (në skenarin më të mirë) për shkak të këtyre dy ngjarjeve madhore ku përveç tërmetit është edhe pandemia e COVID-19.
Sipas Bankës Botërore në kohën e vlerësimit të post-katastrofës ishin të paktën 20 miliardë lekë të planifikuara për rindërtimin por nevojat për rimëkëmbje afatshkurtër vlerësoheshin në 67.1 miliardë lekë apo (610 milionë USD) gati 51 për qind e nevojës.
Sipas raportit tërmeti preku të paktën 200 mijë individë në 11 bashki me një efekt madhor ekonomik.
AIR Worldwide, Kompania e modelimit të riskut global konstaton se dëmet mesatare nga tërmetet dhe përmbytjet llogariten në 147 milionë USD në vit.
https://www.financialprotectionforum.org/file/2332/download?token=-iRAnHr3