Këtë javë pritet që operatorët e transportit ndërkombëtar të mallrave në rrugë tokësore të bllokojnë Portin e Durrësit dhe pikat kufitare nëse nuk merren masa urgjente.
Shkaku kryesor që sipas operatorëve kryesore të tregut, po i çon drejt falimentimit, mbetet rritja e fortë e çmimit të naftës, e cila ka goditur drejtpërdrejt kostot operative dhe ka ulur ndjeshëm konkurrueshmërinë e kompanive shqiptare në raport me ato të rajonit.
Një nga problemet kryesore lidhet me marrëveshjet dypalëshe që Shqipëria ka me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin i Zi, të cilat u miratuan vite më parë për të lehtësuar lëvizjen e mallrave.












