• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

“TEUTA, Mbretëresha e Deteve” vjen premierë në Tiranë

May 7, 2026
in Aktualitet, Evente, Histori Suksesi, Karriere
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Një rrëfim që ndërthur historinë me identitetin dhe kërkimin personal vjen për publikun shqiptar përmes filmit të shkurtër historik “TEUTA, Mbretëresha e Deteve”, me skenar dhe regji nga Suela Bako.

Premiera do të mbahet më 7 maj, ora 19:30, në ambientet e Kinema Drita, pranë Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit, duke sjellë një eksperiencë kinematografike që rikthen në vëmendje figurën e fuqishme të Mbretëreshës Teuta.

Filmi ndjek historinë e Teas, një studente arkeologjie, e cila nis një kërkim mbi figurën historike të mbretëreshës nga e cila mban emrin. Në këtë udhëtim, ajo përballet me reflektime të thella mbi trashëgiminë, identitetin dhe lidhjen personale me historinë, duke e kthyer kërkimin në një proces të brendshëm vetëzbulimi.

Në role interpretojnë Kaltrin Zalla, Romir Zalla, Sea Dashi dhe Enton Lazaj. Kolona zanore mban firmën e kompozitorit Jurgen Muharremi, ndërsa fotografia është realizuar nga Gert Izeti dhe Enton Lazaj. Montazhi dhe postproduksioni janë kuruar nga Adi Guri.

Projekti përfshin gjithashtu përdorimin e teknologjive bashkëkohore përmes AI Video Generator nga Hermes Zalla, duke e vendosur filmin në një dialog interesant mes traditës dhe inovacionit.

Ky produksion është mbështetur nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit “heritageIsOurBrand”, i zbatuar nga DMO Albania, EU Policy dhe Z Studio, duke theksuar rëndësinë e promovimit të trashëgimisë kulturore përmes artit dhe kinemasë.

⸻

Suela Bako është një nga figurat më të spikatura të skenës artistike shqiptare, duke ndërtuar një profil të konsoliduar si aktore dhe regjisore në teatër, film dhe projekte bashkëkohore kulturore. E lindur në vitin 1976, ajo i përket një brezi artistësh që kanë kontribuar në zhvillimin dhe ndërkombëtarizimin e artit shqiptar.

Formimi i saj profesional nisi në fushën e aktrimit dhe u pasurua më tej me studime Master në Film & TV në Universitetin e Arteve në Tiranë, duke i dhënë një bazë të fortë si në interpretim, ashtu edhe në krijim regjisorial.

Në kinematografi, ajo është bërë e njohur për interpretimet në filma të vlerësuar si Bloodlands, ndërsa në projekte të tjera si Bota dhe Chromium ka pasur role më të vogla, por domethënëse në ndërtimin e profilit të saj artistik.

Një rol i rëndësishëm vjen në filmin Lady D, ndërsa në My Name is Sonila ajo shfaqet jo vetëm në rolin kryesor, por edhe si regjisore dhe skenariste, duke dëshmuar një angazhim të plotë krijues.

Përtej aktrimit, Suela Bako është regjisore e gjashtë filmave të shkurtër dhe një dokumentari. Ndër veprat më të spikatura veçohen Kadillak dhe manaferra, si dhe dokumentari Light, i realizuar në bashkëautorësi me Yllka Gjollesha, i cili i kushtohet figurës së Gjon Mili.

Përmes kësaj veprimtarie të gjerë artistike, ajo shfaq një qasje të ndjeshme dhe bashkëkohore ndaj rrëfimit vizual, duke ndërthurur përvojën në skenë me vizionin pas kamerës dhe duke u afirmuar si një zë i rëndësishëm në kinemanë shqiptare bashkëkohore.

Tags: PremierePublikSuelaBakoTEUTAmbretereshaedeteve
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Ekspozita në Gjilan “Tetori Rozë – Ngjyrat Shërojnë”, arti në shërbim të jetës dhe humanizmit
Evente

Ekspozita në Gjilan “Tetori Rozë – Ngjyrat Shërojnë”, arti në shërbim të jetës dhe humanizmit

October 17, 2026
AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!
Evente

AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!

October 15, 2026
Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027
Destinacione

Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027

October 14, 2026
Kompanitë e mëdha amerikane po punësojnë persona mbi 50 vjeç
Karriere

Kompanitë e mëdha amerikane po punësojnë persona mbi 50 vjeç

October 13, 2026
Të qenit të gjithë dakord në një biznes nuk do të thotë se po merren vendimet më të mira
Biznes

Të qenit të gjithë dakord në një biznes nuk do të thotë se po merren vendimet më të mira

October 12, 2026
“Ngjyrat e jetës” e Teuta H. Imerit vjen në Tiranë
Evente

“Ngjyrat e jetës” e Teuta H. Imerit vjen në Tiranë

October 7, 2026
Next Post
Cili vend në Evropë ka më shumë ultra të pasur? Gjermania kryeson me 38,215 invididë

Cili vend në Evropë ka më shumë ultra të pasur? Gjermania kryeson me 38,215 invididë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

1 day ago
Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

1 day ago
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

2 days ago
Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

2 days ago
Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

3 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset