• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Nga një kompani tregtare në lider të paketimit plastik, rrugëtimi i suksesshëm i Albel S.A

June 4, 2026
in Biznes
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

E themeluar më 23 mars 1993 në Durrës, Albel SA është një nga kompanitë shqiptare që ka ndërtuar një histori suksesi mbi vizionin, investimet dhe përshtatjen me kërkesat e tregut. Nga aktivitetet e saj të para në tregtinë e produkteve industriale dhe ushqimore, deri te shndërrimi në një nga prodhuesit më të avancuar të paketimit plastik në rajon, kompania ka dëshmuar një zhvillim të vazhdueshëm ndër vite.

Në vitet e para të aktivitetit, Albel SA operonte në tregtimin e produkteve industriale si çimento, hekur dhe tulla, si dhe të produkteve ushqimore si sheqer, oriz, makarona dhe lule. Kompania u bë gjithashtu e njohur si kompania e parë shqiptare që operoi në tregtinë detare me linjat Durrës–Vlorë–Shëngjin gjatë periudhës 1993–2001, duke përfaqësuar marka të njohura ndërkombëtare si TITAN, Mili Agiorgjiu, Makvel, Zagori, Alatini dhe Finagrem.

Një moment kyç në historinë e kompanisë erdhi në vitin 1997, kur Albel SA vendosi të ndryshojë drejtimin e veprimtarisë së saj dhe të investojë në industrinë e paketimit plastik prej polipropileni. Ky vendim strategjik rezultoi një sukses afatgjatë dhe mbetet edhe sot aktiviteti kryesor i kompanisë.

Me kapital 100% shqiptar, Albel SA ka ndërtuar një infrastrukturë moderne prodhimi në një sipërfaqe prej 7000 metrash katrorë, ku zhvillohet i gjithë procesi i prodhimit. Kompania ofron një gamë të gjerë paketimesh të lehta, nga 0.5 deri në 50 kilogramë, të përdorura kryesisht në industrinë ushqimore.

Një tjetër hap i rëndësishëm u ndërmor në vitin 2011, kur Albel SA zgjeroi linjën e saj të prodhimit duke futur për herë të parë në Shqipëri prodhimin e FIBC-ve (Flexible Intermediate Bulk Containers), të njohura ndryshe si “big bags”. Këto produkte përdoren gjerësisht në sektorët e ndërtimit, riciklimit, mineraleve dhe bujqësisë.

Që prej vitit 2010, kompania ka zgjeruar praninë e saj përtej kufijve të Shqipërisë, duke eksportuar produktet në tregje të rëndësishme europiane si Italia, Greqia, Polonia, Spanja, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe vende të tjera. Ambicia e saj është të forcojë pozicionin në tregjet ndërkombëtare dhe të shndërrohet në një nga kompanitë lider të industrisë në Europë dhe më gjerë.

Sot, Albel SA konsiderohet një nga kompanitë me infrastrukturën më të avancuar teknologjikisht në sektorin e paketimit, duke garantuar produkte dhe shërbime me standarde të larta cilësie për klientët në mbarë botën.

Një nga shtyllat kryesore të suksesit të kompanisë mbetet kapitali njerëzor. Albel SA mbështetet në një ekip profesionistësh të kualifikuar dhe të përkushtuar, ndërsa investon vazhdimisht në programe trajnimi dhe zhvillimi profesional për punonjësit e saj, në përputhje me filozofinë e përmirësimit të vazhdueshëm.

Me fokus të pandërprerë te cilësia, inovacioni dhe kënaqësia e klientit, Albel SA vazhdon të jetë një histori shqiptare suksesi që po fiton gjithnjë e më shumë terren në tregjet ndërkombëtare.

 Adresa:

Rruga Dytesore Vore-Tirane, Fshati Picasr, Tirane, Albania

Telephone:

04 4813050

04 4813050

0692092552

Email:

info@albel.al

Web:

http://www.albel.al

Tags: AlbelS.AKompanipaketimplastikTregtare
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Enagic, nga Japonia drejt botës: Teknologjia Kangen Water dhe filozofia e një kompanie ndërkombëtare
Biznes

Enagic, nga Japonia drejt botës: Teknologjia Kangen Water dhe filozofia e një kompanie ndërkombëtare

October 15, 2026
Të qenit të gjithë dakord në një biznes nuk do të thotë se po merren vendimet më të mira
Biznes

Të qenit të gjithë dakord në një biznes nuk do të thotë se po merren vendimet më të mira

October 12, 2026
Pse mosha nuk është pengesë për të nisur një biznes: Themeluesit më të suksesshëm janë mesatarisht 45 vjeç
Biznes

Pse mosha nuk është pengesë për të nisur një biznes: Themeluesit më të suksesshëm janë mesatarisht 45 vjeç

September 30, 2026
Marketingu, tashmë me IA – Hoxha: Nga posterat te videot, redukton kohën, por nuk ul gjithmonë kostot e bizneseve
Biznes

Marketingu, tashmë me IA – Hoxha: Nga posterat te videot, redukton kohën, por nuk ul gjithmonë kostot e bizneseve

September 23, 2026
AMARILDO BAKALLI – PROFESIONIST I PUNIMEVE ME GIPS
Risi

AMARILDO BAKALLI – PROFESIONIST I PUNIMEVE ME GIPS

September 21, 2026
Isaku Construction, standard dhe përkushtim në çdo projekt, nga themeli deri në dorëzim
Biznes

Isaku Construction, standard dhe përkushtim në çdo projekt, nga themeli deri në dorëzim

September 15, 2026
Next Post
Shqipëria kërkon më shumë fabrika dhe më pak varësi nga importet! Çfarë parashikon ”Strategjia Industriale 2030”

Shqipëria kërkon më shumë fabrika dhe më pak varësi nga importet! Çfarë parashikon ”Strategjia Industriale 2030”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

1 day ago
Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

1 day ago
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

2 days ago
Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

2 days ago
Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

3 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset