• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Shqipëria kërkon më shumë fabrika dhe më pak varësi nga importet! Çfarë parashikon ”Strategjia Industriale 2030”

June 5, 2026
in Ekonomi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Qeveria po përgatitet të miratojë Strategjinë Kombëtare Industriale 2026-2030, një dokument që synon transformimin e sektorit prodhues shqiptar, rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve dhe integrimin më të thellë të ekonomisë në zinxhirët europianë të vlerës.

Dokumenti, i propozuar nga Ministria e Ekonomisë, parashikon katër objektiva kryesore: transformimin e prodhimit përmes digjitalizimit dhe dekarbonizimit, forcimin e eksporteve dhe integrimit në tregun europian, nxitjen e inovacionit industrial dhe krijimin e instrumenteve të reja financiare për mbështetjen e biznesit.

Sipas të dhënave të strategjisë, industria përpunuese aktualisht kontribuon me vetëm 6.5% në ekonominë shqiptare, dukshëm më pak se mesatarja e Bashkimit Europian prej mbi 14%. Qeveria synon që deri në vitin 2030 kjo peshë të rritet në të paktën 9%.

Një pjesë e rëndësishme e planit lidhet me modernizimin e ndërmarrjeve shqiptare përmes teknologjive të reja, rritjes së investimeve në kërkim dhe zhvillim, si dhe krijimit të parqeve eko-industriale.

Strategjia synon gjithashtu të rrisë praninë e produkteve shqiptare në tregjet europiane. Aktualisht, sektori fason mbetet dominues në industrinë vendase, ndërsa qeveria kërkon të inkurajojë kompanitë që të kalojnë nga modeli tradicional i prodhimit me porosi drejt zhvillimit të markave dhe produkteve me vlerë më të lartë të shtuar.

Në fokus të dokumentit janë edhe investimet e huaja direkte. Sipas strategjisë, vetëm një pjesë e kufizuar e investimeve të huaja aktuale orientohen drejt sektorit prodhues, ndërsa objektivi është të rritet interesi për investime në industri, teknologji dhe përpunimin e lëndëve të para.

Një rol të veçantë zë sektori i mineraleve strategjike, ku Shqipëria synon të përfitojë nga kërkesa në rritje e Bashkimit Europian për lëndë të para kritike si: kromi, nikeli dhe bakri. Dokumenti parashikon zhvillimin e kapaciteteve të përpunimit dhe forcimin e bashkëpunimit me iniciativat europiane në këtë fushë.

Strategjia parashikon gjithashtu rritjen e investimeve në inovacion, me objektivin që shpenzimet për kërkim dhe zhvillim të arrijnë në 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2030. Në këtë kuadër planifikohet ngritja e qendrave të inovacionit dhe mbështetja e startup-eve që operojnë në sektorin industrial dhe teknologjik.

Për të adresuar mungesën e financimit për bizneset prodhuese, dokumenti parashikon funksionalizimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, krijimin e skemave të garancive të kredive dhe instrumenteve të financimit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Një tjetër objektiv lidhet me tregun e punës. Strategjia synon rritjen e numrit të specialistëve të teknologjisë së informacionit në ekonomi dhe përafrimin më të madh të arsimit profesional me nevojat e industrisë, në përpjekje për të frenuar emigrimin e kapitalit njerëzor të kualifikuar.

Qeveria argumenton se zbatimi i strategjisë do të ndihmojë në rritjen e produktivitetit, krijimin e vendeve të reja të punës dhe forcimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare në procesin e integrimit europian.

Dokumenti pritet të shërbejë si korniza kryesore e politikës industriale të vendit deri në vitin 2030./ BusinessMag

Tags: FabrikaImporteKombetareShqiperiaStrategji
ShareTweetShare

TE NGJASHME

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025
Ekonomi

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

October 18, 2026
Lekët “ndajnë” shqiptarët/ Të pasurit kanë gati 5 herë më shumë të ardhura se të varfërit. Jemi mbi BE
Ekonomi

Lekët “ndajnë” shqiptarët/ Të pasurit kanë gati 5 herë më shumë të ardhura se të varfërit. Jemi mbi BE

October 17, 2026
Presionet e dollarit dobësojnë Bitcoin-in
Ekonomi

Presionet e dollarit dobësojnë Bitcoin-in

October 15, 2026
Ligji i ri për konsumatorët, krijohet agjenci kombëtare dhe vendosen rregulla kundër uljeve fiktive të çmimeve
Ekonomi

Ligji i ri për konsumatorët, krijohet agjenci kombëtare dhe vendosen rregulla kundër uljeve fiktive të çmimeve

October 14, 2026
Dacia Sandero mban fronin në Evropë, lë pas Volkswagen Golf dhe Tesla Model Y
AUTO

Dacia Sandero mban fronin në Evropë, lë pas Volkswagen Golf dhe Tesla Model Y

October 14, 2026
Italia do 165 mijë punonjës – Nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Ekonomi

Italia do 165 mijë punonjës – Nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

October 14, 2026
Next Post
Amazon zbulon robotin e së ardhmes që punon me urdhra zanorë

Amazon zbulon robotin e së ardhmes që punon me urdhra zanorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

2 days ago
Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

2 days ago
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

3 days ago
Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

Si t’i largojmë fëmijët nga ushqimet e pashëndetshme? Këshilla të thjeshta për prindërit

3 days ago
Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

Elon Musk prezanton “Roadster”-in futurist: Makina e së ardhmes që synon të sfidojë edhe gravitetin

4 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset