• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Friday, September 4, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Kostot e ndërtimit rriten me 1.1%, pagat po ushtrojnë presionin më të madh

September 3, 2026
in Ekonomi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Kostot për ndërtimin e banesave në Shqipëri vijuan rritjen edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, por me ritme relativisht të moderuara. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se Indeksi i Kushtimit në Ndërtim për Banesa arriti në nivelin 114.7, duke shënuar një rritje prej 1.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ritmi i rritjes vjetore rezulton i njëjtë me atë të regjistruar në tremujorin e dytë të vitit 2025.

Të dhënat tregojnë se presioni kryesor mbi kostot e sektorit nuk po vjen nga materialet e ndërtimit, por nga fuqia punëtore. Në krahasim me tremujorin e dytë të vitit të kaluar, grupi “Shpenzime për paga” shënoi rritjen më të lartë, me 4.3%.

Pas pagave renditen “Kosto të tjera”, me një rritje prej 3%, shpenzimet e transportit me 1.5% dhe shpenzimet për makineri me 1.2%. Në kahun e kundërt kanë lëvizur materialet, kostot e të cilave ranë me 0.6% në terma vjetorë.

Rënia është edhe më e dukshme në disa prej kategorive specifike. Çmimet e materialeve të ndërtimit rezultuan 0.9% më të ulëta se një vit më parë, ndërsa materialet hidro-sanitare dhe të ventilimit u ulën me 0.7%. Për materialet elektrike dhe të komunikimit rënia ishte më e kufizuar, në 0.1%.

Kjo strukturë e kostove tregon një ndryshim interesant për sektorin: megjithëse materialet janë bërë mesatarisht më të lira krahasuar me një vit më parë, rritja e kostos së punës dhe e zërave të tjerë vazhdon ta mbajë indeksin e përgjithshëm në territor pozitiv.

Edhe në krahasim me tre muajt e parë të vitit, kostot e ndërtimit kanë vijuar të rriten. Në tremujorin e dytë 2026, indeksi u rrit me 0.3% kundrejt tremujorit të parë.

Përsëri, pagat dhanë sinjalin më të fortë, me një rritje tremujore prej 1.1%. Kostot e tjera u rritën me 0.8%, shpenzimet e transportit me 0.3%, materialet me 0.2% dhe shpenzimet për makineri me 0.1%.

Brenda materialeve, gjatë tremujorit të dytë pati megjithatë një rikthim të lehtë të rritjes së çmimeve. Materialet hidro-sanitare dhe të ventilimit u shtrenjtuan me 0.4% ndaj tremujorit të parë, ndërsa materialet e ndërtimit me 0.3%. Materialet elektrike dhe të komunikimit u liruan me 0.6%.

Gjithsesi, sipas shifrave, vërehet një ngadalësim i fortë të ritmit të rritjes së kostove krahasuar me nivelet e regjistruara gjatë vitit 2023. Në tremujorët e fundit, ndryshimi vjetor është stabilizuar pranë niveleve 1–1.5%.

Indeksi aktual prej 114.7 llogaritet kundrejt tremujorit të katërt 2021, që shërben si periudhë bazë me vlerën 100. Kjo nënkupton se niveli i përgjithshëm i kostove të përfshira në indeks është rreth 14.7% mbi bazën e fundit të vitit 2021.

INSTAT sqaron se Indeksi i Kushtimit në Ndërtim mat ecurinë e çmimeve të materialeve, fuqisë punëtore dhe shpenzimeve të tjera kapitale që përdoren për ndërtimin e një banese tip prej 8–10 katesh. Shporta përmban 71 zëra, prej të cilëve 66 janë materiale ndërtimi. Çmimet e materialeve mblidhen nga 237 distributorë dhe shitës me shumicë, ndërsa të dhënat për pagat, makineritë dhe transportin sigurohen nga 97 ndërmarrje të mëdha ndërtimi, të përqendruara kryesisht në Tiranë. /ekofin.al

Tags: KostoMaterialeNdertimPaga
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Sa është fatura e rikthimit në shkollë? – Deri në 27 mijë lekë për çantën, kancelaritë, veshje dhe këpucë
Ekonomi

Sa është fatura e rikthimit në shkollë? – Deri në 27 mijë lekë për çantën, kancelaritë, veshje dhe këpucë

September 2, 2026
Gruri dhe misri në pikiatë, vetëm elbi me rritje – Drithërat, pranë minimumit të 6 viteve. Humbëm mesatarisht 12 mijë tonë në vit
Ekonomi

Gruri dhe misri në pikiatë, vetëm elbi me rritje – Drithërat, pranë minimumit të 6 viteve. Humbëm mesatarisht 12 mijë tonë në vit

August 31, 2026
Profesionistët shqiptarë drejt BE-së – Projektligji i ri synon njohjen e kualifikimeve dhe lëvizjen e lirë
Ekonomi

Profesionistët shqiptarë drejt BE-së – Projektligji i ri synon njohjen e kualifikimeve dhe lëvizjen e lirë

August 29, 2026
Meta tërhiqet nga plani i pushimit të punonjësve nga puna prej AI-së!
Ekonomi

Meta tërhiqet nga plani i pushimit të punonjësve nga puna prej AI-së!

August 27, 2026
Të gjithë duan shtëpi në Tiranë, 75% e kredive hipotekore jepen në kryeqytet
Ekonomi

Të gjithë duan shtëpi në Tiranë, 75% e kredive hipotekore jepen në kryeqytet

August 27, 2026
Paga mesatare në ekonomi 56.7 mijë lekë në tremujorin e dytë, më të mirëpaguarit menaxherët
Ekonomi

Mjekët dhe infermierët e administratës publike, mundësi për kredi pa interes për blerjen e banesës

August 26, 2026
Next Post
Përfitoni nga oferta Early Bird e AllWeb deri në 30 shtator!

Përfitoni nga oferta Early Bird e AllWeb deri në 30 shtator!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Përfitoni nga oferta Early Bird e AllWeb deri në 30 shtator!

Përfitoni nga oferta Early Bird e AllWeb deri në 30 shtator!

16 hours ago
Kostot e ndërtimit rriten me 1.1%, pagat po ushtrojnë presionin më të madh

Kostot e ndërtimit rriten me 1.1%, pagat po ushtrojnë presionin më të madh

18 hours ago
Pse e bardha nuk është gjithmonë zgjedhja më e mirë për shtëpinë tuaj

Pse e bardha nuk është gjithmonë zgjedhja më e mirë për shtëpinë tuaj

20 hours ago
Kujdes nga helmimet ushqimore, temperaturat e larta rrisin rrezikun

Kujdes nga helmimet ushqimore, temperaturat e larta rrisin rrezikun

20 hours ago
Automjetet e reja në BE duhet të pajisen me një kamerë që kontrollon nëse shoferi po shpërqendrohet gjatë lëvizjes

Telefoni po fshihet pas shumë më tepër aksidenteve nga sa raportohet

24 hours ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset