AllWeb , konferenca vjetore që sjell në Tiranë trendet, idetë dhe ekspertët e botës digjitale, ka hapur shitjen e biletave me çmimin e reduktuar Early Bird deri në 30 shtator për edicionin e saj të 9-të në Shqipëri, që do të zhvillohet më 6 nëntor 2026.
Ky edicion i 9 i AllWeb në Shqipëri është gati të kthehet përsëri në Tiranë, duke sjellë me vete një sërë ekspertësh të nivelit ndërkombëtar dhe rajonal nga fusha e marketingut, teknologjisë dhe komunikimit digjital. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të përfitojnë nga prezantimet më të fundit mbi inovacionet digjitale dhe marketingun, si dhe të marrin ide të vlefshme për bizneset e tyre.
Kjo konferencë është vendi i duhur për të gjithë ata që duan të jenë një hap përpara në botën digjitale dhe që kërkojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre në këtë fushë gjithnjë e më të rëndësishme për suksesin e biznesit modern. AllWeb do të ofrojë një program të pasur me prezantime të cilësisë së lartë nga mbi 10 folës ndërkombëtarë dhe rajonalë, të cilët do të ndajnë përvojat dhe njohuritë e tyre në fushën e inteligjencës artificiale (AI), reklamat digjitale, krijimin e përmbajtjes, analizën dhe shumë më tepër.
Konferenca bashkon ekspertë nga sektorë të ndryshëm, përfshirë komunikimin, marketingun & teknologjinë, duke ndikuar ndjeshëm në ekonominë e tregut digjital.
Mos harroni të përfitoni nga mundësia për të qëndruar përpara, duke marrë pjesë në konferencën një ditore në Tiranë, më 6 Nëntor, tek salla e konferencave, xhamia e Namazgjasë.











