• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Sunday, October 11, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

AllWeb prezanton dy folës të rinj, Lisa Hogg dhe Boban Ilik i bashkohen konferencës!

September 18, 2026
in EVENTE BIZNESESH
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Konferenca AllWeb, që do të zhvillohet në datën 6 nëntor në Tiranë, prezanton dy folës të rinj që do t’i bashkohen listës gjithnjë e në rritje të ekspertëve ndërkombëtarë dhe rajonalë: Lisa Hogg dhe Boban Ilik.

AllWeb mbledh në një ditë të vetme drejtues biznesi, marketerë, sipërmarrës dhe disa nga mendjet më interesante të fushës së marketingut digjital, inovacionit dhe teknologjisë. Tema qendrore e këtij viti është e paevitueshme: Inteligjenca Artificiale po ndryshon mënyrën se si funksionojnë bizneset, dhe pyetja që po shtrohet kudo është se çfarë duhet të bëjnë kompanitë tani, në këtë moment transformimi.

Nga lidershipi dhe besimi te marka, te marketingu, kreativiteti dhe krijimi i përmbajtjes, konferenca do të sjellë në skenë zëra nga Evropa dhe rajoni për të diskutuar se çfarë po ndryshon realisht në biznes dhe si mund të përgatiten kompanitë për të ardhmen.

Deri më tani janë konfirmuar disa emra të njohur, si Todd Rowe, ish-ekzekutiv i Google, Apple, Adobe dhe SAP, i cili ndërtoi në Google një njësi biznesi që u rrit nga 250 milionë në 8 miliardë dollarë; Kremena Yordanova, Fractional CMO e mëparshme te adidas dhe Reebok, që do të flasë për të ardhmen e besimit në epokën e AI; Ivan Minić, themelues i Burek.com dhe i podcast-it Pojačalo, një prej zërave kryesorë të sipërmarrjes digjitale në Ballkan; dhe Dr. Péter Szántó, Chief Production Officer te reel8 dhe i nderuar nga Forbes në listën “30 Under 30”, i cili do të diskutojë se si AI po transformon krijimin e përmbajtjes.

Lisa Hogg, strategji e udhëhequr nga qëllimi!

Lisa Hogg është folësja e rradhës e konfirmuar e konferencës, themeluese e BRAVE Amsterdam, një kompani konsulence strategjie e fokusuar te rritja e brandeve, në kryqëzimin e strategjisë, qëndrueshmërisë, kulturës dhe kreativitetit. Me mbi 20 vjet përvojë ndërkombëtare në lidershipin e markave dhe marketingut, Lisa ka drejtuar strategji globale brandi, marketing të integruar dhe iniciativa qëndrueshmërie pranë disa prej kompanive më të njohura në botë. Përvoja e saj, si në anën e agjencive ashtu edhe në atë të klientëve, i mundëson të lidhë ambicien komerciale me përsosmërinë krijuese, duke ndihmuar organizatat të mendojnë ndryshe dhe të ndërtojnë marka që kanë vërtet rëndësi.

Boban Ilik, inxhinieria e marketingut dhe AI-së!

Folësi tjetër është Boban Ilik, Marketing Engineer dhe Outreach Manager pranë Flow Agency, një agjenci marketingu B2B e specializuar për startup-e SaaS dhe shërbime profesionale. Me pothuajse 10 vjet përvojë në fushën e SEO-s, Boban drejton operacionet e link-building dhe ndërton mjete të brendshme që automatizojnë proceset e marketingut. Punët e tij më të fundit përfshijnë workflow-e të fuqizuara nga AI për analizën e konkurrentëve dhe auditimin e publikimeve, si dhe migrime të plota websitesh drejt platformave moderne. Ai flet rregullisht në konferenca ndërkombëtare për tema si link building, dukshmëria në motorët e kërkimit të fuqizuar nga AI, dhe rolin në zhvillim të “Marketing Engineering” në agjencitë bashkëkohore. Prezantimin e tij të fundit e mbajti në shtator në konferencën SaaS SEO Alliance në Indi, ndërsa i radhës do të jetë pikërisht në Tiranë, në AllWeb 2026./Businessmag

Ju mund të blini tani biletat tuaja me çmimin Early Bird deri më 30 shtator.
6 Nëntor · Tiranë
allweb.digital

Tags: EksperteevemtbizneseshkonferencaallwebNderkombetare
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Tirana mirëpret konferencën rajonale “Turn ESG into Business Value” më 6 tetor
EVENTE BIZNESESH

Tirana mirëpret konferencën rajonale “Turn ESG into Business Value” më 6 tetor

September 29, 2026
Future2Tech, panairi i Teknologjisë, Inovacionit dhe Edukimit rikthehet për të katërtin vit rradhazi. Ja pse duhet të merrni pjesë!
EVENTE BIZNESESH

Future2Tech, panairi i Teknologjisë, Inovacionit dhe Edukimit rikthehet për të katërtin vit rradhazi. Ja pse duhet të merrni pjesë!

September 21, 2026
“She Leads 2026”, gratë shqiptare të biznesit bashkohen në Zvicër për të krijuar mundësi të reja
EVENTE BIZNESESH

“She Leads 2026”, gratë shqiptare të biznesit bashkohen në Zvicër për të krijuar mundësi të reja

September 14, 2026
Përfitoni nga oferta Early Bird e AllWeb deri në 30 shtator!
EVENTE BIZNESESH

Përfitoni nga oferta Early Bird e AllWeb deri në 30 shtator!

September 3, 2026
Njihuni me Ivan Minić dhe Péter Szántó, dy folësit e parë të konferencës AllWeb
EVENTE BIZNESESH

Njihuni me Ivan Minić dhe Péter Szántó, dy folësit e parë të konferencës AllWeb

June 30, 2026
AllWeb 2026: E gjithë përvoja e AI, inovacionit dhe botës digjitale në Tiranë
EVENTE BIZNESESH

AllWeb 2026: E gjithë përvoja e AI, inovacionit dhe botës digjitale në Tiranë

June 22, 2026
Next Post
Ku shkon kredia e bizneseve? – Burrat e kërkojnë për investime, ndërsa gratë sipërmarrëse për kapital qarkullues

Ku shkon kredia e bizneseve? - Burrat e kërkojnë për investime, ndërsa gratë sipërmarrëse për kapital qarkullues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Apple përgatitet për iPhone Duo, zhvilluesit duhet të përshtatin aplikacionet për ekranin e palosshëm

Apple përgatitet për iPhone Duo, zhvilluesit duhet të përshtatin aplikacionet për ekranin e palosshëm

3 hours ago
Pranimi pa kriter i punëtorëve të huaj, një zgjidhje e rreme për tregun e punës

Pranimi pa kriter i punëtorëve të huaj, një zgjidhje e rreme për tregun e punës

6 hours ago
Investimet turke në Shqipëri arrijnë në 111 milionë euro, Ibrahimaj kërkon më shumë investime direkte

Investimet turke në Shqipëri arrijnë në 111 milionë euro, Ibrahimaj kërkon më shumë investime direkte

1 day ago
10 bankat më të mëdha në botë për vitin 2026!

10 bankat më të mëdha në botë për vitin 2026!

1 day ago
La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda

La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset