• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Saturday, September 5, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Njihuni me Ivan Minić dhe Péter Szántó, dy folësit e parë të konferencës AllWeb

June 30, 2026
in EVENTE BIZNESESH
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Konferenca rajonale e marketingut digjital, inovacionit dhe teknologjisë, AllWeb, rikthehet në Tiranë më 6 nëntor 2026, duke premtuar edhe këtë vit një program të pasur me folës ndërkombëtarë, histori frymëzuese dhe diskutime mbi tendencat që po transformojnë biznesin dhe komunikimin.

AllWeb prezanton dy emrat e parë të konferencës së këtij viti: sipërmarrësin serb Ivan Minić dhe ekspertin hungarez të Inteligjencës Artificiale dhe prodhimit digjital, Dr. Péter Szántó. Dy profile të ndryshme, por të bashkuara nga një element i përbashkët: aftësia për të identifikuar ndryshimet e mëdha dhe për t’i kthyer ato në mundësi reale për bizneset dhe profesionistët.

Ivan Minić – Një nga zërat më të njohur të sipërmarrjes digjitale në rajon

Për më shumë se dy dekada, Ivan Minić ka ndërtuar një karrierë në kryqëzimin mes teknologjisë, marketingut dhe sipërmarrjes. Ai është themelues i disa nismave të suksesshme si Burek.com, MojaPijaca.rs, TurnKey, DigiTalk dhe podcastit të njohur Pojačalo, i cili është kthyer në një nga platformat më të rëndësishme të edukimit dhe frymëzimit për sipërmarrësit në Ballkan. Gjatë karrierës së tij, Minić ka këshilluar kompani ndërkombëtare për praninë e tyre digjitale në tregjet lokale, ndërsa sot fokusohet kryesisht në mentorimin e sipërmarrësve, zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme, si dhe në krijimin e përmbajtjeve që ndihmojnë individët të ndërtojnë dhe zhvillojnë karrierat e tyre.

Ekspertiza e tij shtrihet në fusha si inovacioni, marketingu, zhvillimi personal, neurodiversiteti dhe sipërmarrja, ndërsa në vitet e fundit ka kontribuar si konsulent dhe ekspert në projekte të mbështetura nga organizata ndërkombëtare si USAID, UNDP, UNICEF, OSBE, Banka Botërore dhe Thomson Foundation. Në AllWeb 2026, Ivan Minić pritet të ndajë përvojat e tij mbi ndërtimin e komuniteteve, fuqinë e përmbajtjes autentike dhe sfidat e sipërmarrjes në një epokë të dominuar nga teknologjia.

Folësi i dytë i konfirmuar është Dr. Péter Szántó, bashkëthemelues dhe Chief Production Officer i reel8, një shtëpi moderne prodhimi digjital dhe AI. Ai rikthehet përsëri si folës në konferencën AllWeb. I njohur si një nga figurat më aktive në ekosistemin e inovacionit në Hungari, Szántó është pjesë e listës Forbes 30 Under 30, autor, tre herë folës në TEDx dhe ekspert ndërkombëtar i brandingut dhe teknologjive të reja. Karriera e tij përfshin bashkëpunime me kompani dhe organizata të njohura si MasterCard, Tesco, Ogilvy, ProSiebenSat.1, Furla dhe OTP Bank, ndërsa ka qenë i ftuar si folës në skena prestigjioze si SXSW, Lean Startup Conference, Business of Software, Wolves Summit dhe Brain Bar.

Në Tiranë, ai do të prezantojë temën: “AI Transformed Content Creation – You’ll Lose If You Don’t Follow!” Përpara prezantimit kryesor, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndjekin një premierë 10-minutëshe të një filmi të shkurtër të realizuar me inteligjencë artificiale. Gjatë prezantimit, Szántó do të tregojë sesi inteligjenca artificiale po transformon të gjithë ciklin e prodhimit audioviziv, nga ndërtimi i narrativës dhe skenarit, deri te krijimi i imazheve hiperrealiste, zërave sintetikë me emocione dhe menaxhimi i një pipeline profesional prodhimi me një ekip shumë më të vogël se ai i një studioje tradicionale.

Pjesëmarrësit do të njihen me mjetet më të avancuara të momentit, praktikat më të mira të prompt engineering dhe proceset që po i lejojnë krijuesit e përmbajtjes të prodhojnë më shpejt, më zgjuar dhe me ambicie shumë më të mëdha se më parë.

Me mbi 3,500 pjesëmarrës, qindra folës ndër vite dhe një komunitet në rritje profesionistësh, sipërmarrësish, marketerësh dhe inovatorësh, AllWeb është konsoliduar si një nga ngjarjet më të rëndësishme të marketingut digjital në rajon. Edicioni i vitit 2026 do të zhvillohet më 6 nëntor në Tiranë dhe do të sjellë diskutime mbi inteligjencën artificiale, marketingun, krijimin e përmbajtjes, inovacionin dhe të ardhmen e biznesit në një ekonomi gjithnjë e më të drejtuar nga teknologjia. Informacione të mëtejshme mbi programin dhe folësit e tjerë do të publikohen në javët në vijim./Businessmag

Tags: bizneseshDigjitalEVENTEInovacionMarketingTeknologji
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Përfitoni nga oferta Early Bird e AllWeb deri në 30 shtator!
EVENTE BIZNESESH

Përfitoni nga oferta Early Bird e AllWeb deri në 30 shtator!

September 3, 2026
AllWeb 2026: E gjithë përvoja e AI, inovacionit dhe botës digjitale në Tiranë
EVENTE BIZNESESH

AllWeb 2026: E gjithë përvoja e AI, inovacionit dhe botës digjitale në Tiranë

June 22, 2026
10 kompani nga Kosova prezantohen në panairin “She Leads 2026” në Cyrih
EVENTE BIZNESESH

10 kompani nga Kosova prezantohen në panairin “She Leads 2026” në Cyrih

June 6, 2026
SHQIPËRIA TURISTIKE, NJË VIZION PËR 12 MUAJT E VITIT. MÜSİAD ALBANIA NIS DIALOGUN SEKTORIAL
Biznes

SHQIPËRIA TURISTIKE, NJË VIZION PËR 12 MUAJT E VITIT. MÜSİAD ALBANIA NIS DIALOGUN SEKTORIAL

January 26, 2026
Business Network Albania lançoi zyrtarisht fillimin e rrugëtimit me një event të suksesshëm në Tiranë
Biznes

Business Network Albania lançoi zyrtarisht fillimin e rrugëtimit me një event të suksesshëm në Tiranë

December 2, 2025
“WHY ALBANIA 2025”, Shqipëria paraqitet si fuqi rajonale e turizmit mjekësor
Ekonomi

“WHY ALBANIA 2025”, Shqipëria paraqitet si fuqi rajonale e turizmit mjekësor

November 25, 2025
Next Post
BSH: Depozitat bankare, 1.25 miliardë lekë në prill

Kursimet në banka rikthehen në rritje në maj, depozitat arrijnë në 1.53 trilionë lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

6 minutes ago
Konsumi i frutave, Shqipëria e para në rajon

Frutat që mund të konsumoni edhe kur po përpiqeni të ulni sheqerin në gjak

21 hours ago
Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka

Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka

23 hours ago
Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

23 hours ago
Arti i Arritjes së Suksesit dhe Menaxhimit të Kohës

Arti i Arritjes së Suksesit dhe Menaxhimit të Kohës

23 hours ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset