Platforma gjithëpërfshirëse “MyKSAL” është bërë pjesë e diskutimeve për projektin e qeverisë “Gati për Shqipërinë”.
Nisma interesante bën bashkë në një platformë të vetme bizneset Shqipëri – Kosovë me synimin për t’i promovuar në Europë.
Fokusi është për promovimin e turizmit, por platofma përmbledh në një të vetme edhe shërbime të bizneseve në kategori të tjera.
Saimir Doku, një nga themeluesit e “MYKSAL” prezantoi përpara përfaqësuesve të qeverisë ambicjen e tij për ta çuar përpara këtë platformë mjaft të rëndësishme dhe po ashtu shprehu gatishmërinë për të kontribuar për vendin e tij.
“Prej 3 vitesh jetoj në Gjermani. Kemi krijuar një platformë në fushën e turizmit për ta lançuar Shqipërinë dhe Kosovën bashkarisht në Evropë. Pra një formë promovimi dhe marketingu. Krahas kësaj, në bashkëpunim me një kompani gjermane është dëshira jonë të kontribuojmë dhe unë jam i gatshëm të rikthehem mennjëhërë në Shqipëri”- tha z. Doku.
Veç portalit, nisma e dy të rinjëve shqiptarë në bashkëpunim me një kompani gjermane synon të sjellë për herë të parë edhe një akademi profesionale në fushën e softwereve dhe tekneologjisë për të bërë të mundur ndalimin e ikjes së “trurit” të të rinjve jashtë Shqipërisë dhe nxitjen e zhvillimit të një brand-i shqiptar për të stimuluar tregun e punës.
Për t’u bërë pjese e MYKSAL klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://listings.myksal.com/en/?category=all
Për informacione shtesë kontaktoni në: +49 1516 3086249
Email: [email protected]