• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Monday, October 26, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

GRATË SIPËRMARRËSE KOSOVË – SHQIPËRI MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

June 29, 2021
in Aktualitet, LAJM I FUNDIT, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Gratë sipëramrrëse në Shqipëri dhe Kosovë angazhohen të zhvillojnë më tej marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, duke fuqizuar gratë në biznes në të dy vendet.

Në Prishinë pati një mision biznesi të grave sipërmarrëse të fushave të ndryshme nga Shqipëria dhe Kosova. Në këtë event të përbashkët, Kryetarja e Dhomës Ekonomike të Gruas në Shqipëri (WECA), Antonela Hako dhe Drejtorja Ekzekutive e Dhomës Ekonomike të Kosovës (G7) Linda Shala, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi. Kjo marrëveshje zyrtarizon bashkëpunimin e nisur, ende pa u krijuar Dhoma në Shqipëri, ku zonjat sipërmarrëse të Kosovës dhanë një mbështetje të veçantë.

Marrëveshja synon të nxisë projektet e përbashkëta në zhvillimin e tregut dhe fuqizimin e gruas.
Zonja Hako theksoi se, kjo marrëveshje do të çojë më tej bashkëpunimin e nisur mes bizneseve të drejtuara nga grate. “Ky takim ofroi mundësi konkrete për gra në fushën e shërbimit dhe prodhimit. Përmes takimeve B2B sipërmarrjet mund të gjejnë mundësi të reja në një epokë tërësisht të re”, tha Hako.

Zonja Shala, theksoi nga ana e saj se, “të dy vendet duhet të shfrytëzojnë momentin kur tregjet europiane po ikin nga lindja e largët dhe Ballkani perëndimor është një mundësi për të siguruar punë të reja për gratë sipërmarrëse dhe gratë punonjëse”.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, rreth 40 gra nga Kosova dhe Shqipëria zhvilluan takime B2B. Gjatë kësaj dite dinamike, Bordi i Dhomës Ekonomike të Gruas u prit edhe nga Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi.

Ai ofroi gatishmërinë e tij të mbështetjes për fuqizimin e gruas, veçanërisht në zonat ndërkufitare. Aktualisht në Kosovë ka disa sipërmarrje të drejtuara nga gratë nga Shqipëria, të cilat kanë përfaqësitë dhe degët e tyre atje. Me programet e bashkëpunimit mes dy Dhomave synohet të rritet numri i bizneseve të ndërsjellta në të dy vendet, por edhe sipërmarrjet e përbashkëta.Ky takim pritet të pasohet nga një konferencë për sipërmarrjet e grave në biznes gjatë muajit Shtator, ku presim të shohim edhe frytet e para të bashkëpunimit. Vëmendja tek gruaja sipërmarrëse është e rëndësishme sot, pas efekteve të pandemisë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se pesha e bizneseve të drejtuara nga gratë në biznes, përveç se ishte e ulët, është ulur më tej gjatë pandemisë. Ajo ka zbritur në dy vitet e fundit nga 29% e totalit të biznesit në rreth 25%.
Në njoftimin e shpërndarë nga Dhoma Ekonomike e gruas në Shqipëri thuhet se objektivi i dy Dhomave është fuqizimi i grave, përmes ndarjes së informacionit për tregjet, zhvillimit të panaireve, projekteve dhe trajnimeve të përbashkëta.Memorandumi i Mirëkuptimit përfshin bashkëpunimin institucional për të vendosur marrëdhënie të ndërsjellta midis biznesve të të dyja vendeve. Ky memorandum mirëkuptimi, ka për qëllim bashkëpunimin reciprok për hartimin, shkrimin, implementimin dhe menaxhimin e projekteve të përbashkëta rajonale dhe europiane.
Krijimi i bashkëpunimit për zgjerimin e tregut, import-eksportit mes anëtarëve të dy Dhomave, duke nxitur aktivitete dhe përmirësime të ndryshme ligjore mes G7 dhe WECA.

/ProBizz/

Tags: BashkëpunimBiznesGratëKosovëMarrëveshjeShqipëri
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035
Aktualitet

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

October 25, 2026
Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët
Te Pergjithshme

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

October 23, 2026
AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!
Evente

AllWeb hap për herë të parë skenën për AI Agents për folës!

October 15, 2026
Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027
Destinacione

Harrojini Parisin dhe Romën, ky qytet europian renditet si destinacioni më i mirë për një fundjavë në vitin 2027

October 14, 2026
La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda
Te Pergjithshme

La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda

October 9, 2026
Nismë qytetare për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës
Aktualitet

Nismë qytetare për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës

October 5, 2026
Next Post
SFIDA GLOBALE ME NDRYSHIMET KLIMATIKE, BE BASHKËPUNON ME HUAWEI PËR ULJEN E EMETIMIT TË KARBONIT

SFIDA GLOBALE ME NDRYSHIMET KLIMATIKE, BE BASHKËPUNON ME HUAWEI PËR ULJEN E EMETIMIT TË KARBONIT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

Alarm për të ardhmen e gazetarisë në Gjermani, numri i gazetarëve mund të përgjysmohet deri në vitin 2035

15 hours ago
A e ul vërtet alkooli stresin e punës pas gotës së parë? Shkenca shpjegon çfarë ndodh në trurin tonë

A e ul vërtet alkooli stresin e punës pas gotës së parë? Shkenca shpjegon çfarë ndodh në trurin tonë

16 hours ago
Ndarja e pronës mes bashkëpronarëve, si bëhet regjistrimi përmes e-Albania

Ndarja e pronës mes bashkëpronarëve, si bëhet regjistrimi përmes e-Albania

18 hours ago
BMW dhe Audi pezullojnë dërgesat në Kinë për shkak të luftës në Ukrainë

BMW plan për shkurtime të mijëra vendeve të punës në Gjermani, inteligjenca artificiale në qendër të ristrukturimit

2 days ago
Ramë Dardania sjell në Zvicër “Anatominë e Kaosit”, një reflektim artistik mbi njeriun dhe shoqërinë bashkëkohore

Ramë Dardania sjell në Zvicër “Anatominë e Kaosit”, një reflektim artistik mbi njeriun dhe shoqërinë bashkëkohore

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset