• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Thursday, September 10, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

A e bën një shef kuzhine të sukseshëm vetëm eksperienca dhe titujt? Ravajol Hasani: ‘Konsumatori që nuk ndalon së kërkuari më shoqëron drejt suksesit’

December 24, 2025
in Histori Suksesi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin


Pasioni për gatimin shpesh nis rastësisht, por për disa, ai shndërrohet në një rrugëtim jetësor. Ai është një shef kuzhine me mbi një dekadë përvojë, i cili ka kaluar nga pastrimi i restoranteve luksoze deri te krijimi i mijëra menuve dhe pjata në restorante dhe hotele në mbarë botën. Çdo pjatë që del nga kuzhina e tij nuk është thjesht ushqim, por një pasqyrë e kujtimeve, emocioneve dhe identitetit të tij. Mentorët që e udhëhoqën në fillimet e hershme, sfidat e çdo dite dhe kërkesa e konsumatorit, e kanë formuar filozofinë e tij të kuzhinës, me respekt ndaj produktit, detaje, konsistencë dhe përkushtim për të bërë çdo eksperiencë të paharrueshme. Nga çmimet prestigjioze deri tek këshillat për të rinjtë dhe konsumatorët, rrëfimi i tij tregon suksesin profesional falë pasionit dhe disiplinës për çdo pjate të re.

 Si nisi pasioni për gatimin dhe prej sa vitesh jeni shef kuzhine?

Gatimi nisi rastësisht. Në moshë të vogël, 16–17 vjeç, kërkoja të punësohesha në restorante për të mbuluar shpenzimet. Në atë kohë u punësova në një nga restorantet më luksoze të kryeqytetit grek, fillimisht si pastrues. Kështu nisi rrugëtimi im drejt kushinës.

Kush ka qenë mentori ose ndikimi më i madh në stilin tënd të gatimit?

Mentori im ishte personi që më tërhoqi nga puna e pastrimit dhe më mësoi zanatin, hap pas hapi, duke më ndihmuar në hapat e mi të parë. Ai ishte shefi i kuzhinës në atë kohë, një figurë kyçe në rrugëtimin tim. Më pas, më drejtoi tek një shef tjetër kuzhine, i cili besoi tek unë dhe pa diçka tek unë që vetë nuk e shikoja. Mund të them se sot më ka ndryshuar jetën.

Si e përshkruan filozofinë tënde të kuzhinës?

Filozofia ime është ndryshe, si në gatim ashtu edhe në profesionin tim. U jap rëndësi dhe respektoj produktet. Mundohem të respektoj lëndën e parë, ta studioj dhe të krijoj përmes saj. Respektoj klientelën dhe përpiqem që ata të kalojnë sa më bukur kur darkojnë në restorantet e mia. Respektoj stafin që punon me mua prej kohësh. Mund të them se filozofia ime bazohet tek familja, respekti, mirëkuptimi dhe organizimi.

Cilat janë 3 parimet që nuk i shkel kurrë në kuzhinë?

Standardet, detajet, disiplina, organizimi dhe respekti. Besoj se me disiplinën e duhur, me organizim dhe vëmendje ndaj detajeve, mund të krijosh diçka të veçantë, si në kuzhinë ashtu edhe në jetën personale. Një gjë jashtëzakonisht e rëndësishme për mua është konsistenca. Një klient që vjen, darkon dhe provon një pjatë ditën e parë, duhet ta gjejë atë po aq të njëjtë edhe herët e tjera, pa ndryshime. Restorantet më të mëdha në botë e arrijnë suksesin pikërisht duke ruajtur konsistencën.

Çfarë të frymëzon kur krijon një pjatë të re?

Ndjesia, gjërat e vështira, të bukura, të ëmblat dhe të hidhurat, kujtimet si ato të bukura, ashtu edhe ato të vështira. Kështu krijoj pjatën që dua. Për mua, një pjatë ka shumë rëndësi; ajo është kulturë, udhëtim, pasion dhe standard. I jap rëndësi çdo krijimi që bëj dhe kënaqem kur prezantoj një pjatë që, në fund, më përfaqëson.

Cila është pjata jote e “firme” dhe çfarë e bën të veçantë?

Nuk mund të them se kam një “pjatë firmë”, sepse gjatë këtyre viteve kam bërë shumë gjëra në gastronomi. Në fushën e gatimit dhe të restoranteve kam krijuar mijëra menu, kam kontribuar në hapjen e restoranteve në vende të ndryshme të botës, kam punuar në projekte hotelesh, kam formuar staf dhe kam krijuar mijëra pjata: peshku, mishi, ëmbëlsira. Prandaj, për të qenë i sinqertë dhe i drejtë, nuk mund të them se kam një pjatë të vetme që e kam “firmosur”. Ajo që firmos është tërësia e identitetit tim. Gjithçka që krijoj në pjatë është reflektim i identitetit tim dhe i personalitetit tim.

Ju keni hapur shumë restorante nëpër botë. A i keni numëruar?

Restorantet janë të shumtë dhe është e vështirë t’i numëroj apo të zgjedh njërin si më të veçantë se të tjerët. Për mua, secili prej tyre është një krijim personal, një udhëtim personal dhe një sfidë me veten time. Pikërisht për këtë arsye, të gjitha janë të veçanta.

 Cilat janë trendet sot, si ka ndryshuar konsumatori?

Patjetër që konsumatori ka ndryshuar dhe do të vazhdojë të ndryshojë vit pas viti. Konsumatori im kërkon, krahason dhe kërkon standardegjithmonë e më të larta, sepse udhëton shumë, provon, konsumon dhe bëhet gjithnjë e më kërkues. Prandaj, nëse nuk përshtatesh, nëse nuk fokusohesh, nëse nuk ndryshon dhe nuk përmirësohesh vazhdimisht, mbetesh prapa. Për mua, kjo është një garë e vazhdueshme, sepse koha ndryshon dhe bashkë me të ndryshon edhe konsumatori.

 Ju keni marrë disa çmime. A mund të na përmendni 2-3 prej tyre që janë më të çmuar për ju?

Gjatë karrierës time, çmimet nuk kanë qenë fokusi im. Megjithatë, dy çmime të veçanta shënojnë vitin më të suksesshëm për mua. Në 2016 u vlerësova si shefi më i mirë i vitit, duke fituar “Kapelën e Artë” dhe “Lugën e Argjendtë”. Çmimi tjetër më i rëndësishëm ishte përzgjedhja brenda 170 ambasadorëve botërorë dhe ndër 150 shefave më të mirë në botë nga Franca. Këto janë më të rëndësishme se çdo vlerësim tjetër. Por edhe më shumë se çmimet individuale, çdo vit bashkë me kolegët dhe skuadrën time përpiqemi të kapim çdo vlerësim, për t’u bërë më të mirë, më profesionistë, për t’u përmirësuar si persona dhe si njerëz dhe gjithmonë do të kërkojmë nga vetja të japim më shumë, vit pas viti.

 Cila është këshilla më e mirë që mund t’i jepni dikujt që ka pasion kuzhinën dhe e zhvillon si profesion?

Këshilla që jap gjithmonë është që të rinjtë të mos ndalojnë së ndjekuri ëndrrat e tyre. Ëndrrat nuk mund t’i ndalojë askush dhe askush nuk mund t’i vjedhë. Shija e tyre është më e bukur kur realizohen. Hapat e parë, ashtu siç ishin për mua, janë të vështirë, dhe do të jenë të tillë edhe për të rinjtë. Por me durim, pasion dhe sakrificë, arrihet çdo gjë. Ashtu siç arrita unë, mund të arrijnë të gjithë. Si çdo fillim, ka sfida, humbje, do të biesh dhe do të ngrihesh. Rrugëtimi nuk është i lehtë, por nuk duhet të harrohet qëllimin, ai na jep drejtim dhe na jep të drejtën të realizojmë ëndrrat tona.

Cila është këshilla që mund t’I japësh një konsumatori?

Të mos ndalojnë së kërkuari. Kërkesat e tyre na bëjnë më të mirë, na japin mundësinë të garojmë, të ndryshojmë dhe të përmirësohemi. Ai që kërkon na jep mundësinë të krijojmë ëndrrat tona dhe t’i bëjmë ato realitet. Konsumatori na shtyn dhe na kritikon çdo ditë nga performanca, nga prezenca, nga krijimet tona dhe kjo na ndihmon të bëhemi më të mirë në profesionin tonë. Konsumatori për mua është kritik, por edhe një burim fuqie që na motivon të vazhdojmë përpara./Vaspas

Tags: kuzhinaRavajolHasaniSukses
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Arti i Arritjes së Suksesit dhe Menaxhimit të Kohës
Histori Suksesi

Arti i Arritjes së Suksesit dhe Menaxhimit të Kohës

September 4, 2026
Lava Ghayas – Arti si vibrim i shpirtit
Histori Suksesi

Lava Ghayas – Arti si vibrim i shpirtit

August 21, 2026
Berat Zulbehari – Arti që dialogon me historinë dhe identitetin
Histori Suksesi

Berat Zulbehari – Arti që dialogon me historinë dhe identitetin

August 20, 2026
Kompania e sipërmarrësit shqiptar në SHBA, shpallet më e mira në rajonin e saj, falë vlerësimeve të klientëve
Siperrmarres te suksseshem

Kompania e sipërmarrësit shqiptar në SHBA, shpallet më e mira në rajonin e saj, falë vlerësimeve të klientëve

August 19, 2026
Edlira Harapi, një artiste shqiptare mes muzikës dhe pikturës
Evente

Edlira Harapi, një artiste shqiptare mes muzikës dhe pikturës

August 11, 2026
Si u bë miliarder Michael Dell
Siperrmarres te suksseshem

Si u bë miliarder Michael Dell

August 3, 2026
Next Post
Skema kombëtare 2025, 6.4 miliardë lekë për fermerë

Skema kombëtare 2025, 6.4 miliardë lekë për fermerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

TikTok sjell komente me zë, sondazhe dhe foto: Seksioni i komenteve bëhet më interaktiv

TikTok sjell komente me zë, sondazhe dhe foto: Seksioni i komenteve bëhet më interaktiv

12 hours ago
PISA 2025, Shqipëria bën përparim të madh, por nxënësit ende nën mesataren e OECD

PISA 2025, Shqipëria bën përparim të madh, por nxënësit ende nën mesataren e OECD

13 hours ago
HealUp, startup-i shqiptar që do të vendosë historikun tonë shëndetësor në një vend të vetëm!

HealUp, startup-i shqiptar që do të vendosë historikun tonë shëndetësor në një vend të vetëm!

14 hours ago
2024, vijojnë flukset e larta të eurove në vend

Italia kërkon tarifa zero për pagesat e vogla me euron digjitale

14 hours ago
Mbaron praktika? Mos bëni këtë gabim! 5 gjërat që mund t’ju hapin derën për një punë

Mbaron praktika? Mos bëni këtë gabim! 5 gjërat që mund t’ju hapin derën për një punë

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset