Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol ka dhënë alarmin se Europa ka edhe gjashtë javë rezerva karburanti për avionë, ndërsa anulimet e fluturimeve mund të nisin shumë shpejt nëse kriza vazhdon.
A e cilësoi situatën si kriza më e madhe energjetike që kemi përjetuar ndonjëherë. Sipas tij, shkaku kryesor është bllokimi i furnizimeve me naftë dhe gaz përmes Ngushticës së Hormuzit, një pikë kyçe nga ku kalon rreth 20% e energjisë botërore.
Pasojat pritet të jenë të menjëhershme dhe të ndjeshme për qytetarët: rritje e çmimeve të karburantit, gazit dhe energjisë elektrike, ndërsa vendet më të goditura fillimisht janë ato aziatike që varen nga Lindja e Mesme. Megjithatë, sipas Birol, efekti domino do të mbërrijë shumë shpejt edhe në Europë dhe në Amerikë.
Nëse situata vazhdon, së shpejti do të dëgjojmë për anulime fluturimesh nga një qytet në tjetrin për shkak të mungesës së karburantit për avionë, paralajmëroi ai.









