• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Monday, September 21, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Ariana Mantzaris, shqiptarja në krye të kompanisë australiane, që po udhëheq trendet botërore të bukurisë së flokëve

December 6, 2025
in BAMIRËS TË FAMSHËM, Ekonomi, Histori Suksesi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin


Me siguri keni dëgjuar podcaste, ose keni lexuar artikuj motivues se si personat e suksesshëm janë perfeksionuar në fushat që kanë pasion. Ata janë gurutë e teknologjisë, artistë ndërkombëtarë, apo edhe prodhues të industrive të ndryshme. Por, ne ju themi se edhe një pasion për flokët e bukur, mund t’ju bëjë të prekni majat e suksesit, të zhvilloni biznes në mbarë botën, dhe të jeni përkrah yjeve ndërkombëtare të muzikës dhe pasarelave më të nditshme nëpër botë.

Bëhet fjalë për punën e dedikuar me flokët extensions. Por, jo vetëm kaq, kompania australiane Amazing Hair, me 20 vite përvojë, është themeluar dhe drejtohet nga një shqiptare, Ariana Mantzaris.

Mes një fluturimi dhe një tjetër, Ariana gjeti kohën të bisedojë me ne për të na treguar se, po, kompania e saj ka shumë klientë të famshëm, të cilët përdorin produktet e “Amazing Hair”, përfshirë Nicole Kidman, Rita Ora, etj. “Ka prej tyre që kanë kërkesa të larta, por pasi të përdorin produktet tona, është e lehtë t’i bëjmë të kthehen tek ne për më shumë dhe të na prezantojnë personazhe të tjerë të famshëm”, thotë Ariana.

Zhvendosja e saj në Australi, me ndihmën e motrës së saj, vjen pas një përvojë që pati në Greqi, ku mori bazat e para në këtë fushë.

“Pata fat që mora ndihmën e motrës sime për të qenë në gjendje të zhvendosesha dhe të qëndroja në Australi. Ajo bëri një sakrificë të madhe për ta mundësuar këtë. Si emigrante, në fillim pata shumë refuzime. Nuk mund të flisja anglisht siç duhej dhe kjo e bëri edhe më të vështirë. Pata shumë ulje-ngritje, por isha gjithmonë këmbëngulëse Kurrë nuk pranoj një “jo” si përgjigje”, thotë ajo për Va-spas.

Me zhvendosjen në Australi, vuri re një boshllëk në tregun e kujdesit të flokëve. “Ne shqiptarët besoj se shohim gjithmonë jashtë kornizave dhe shfrytëzojmë çdo mundësi për ta bërë realitet”, tregon ajo, duke theksuar se ka pasur ndër vite ndihmën e motrave të saj.

Edhe pse është autore e stilimeve të flokëve të modeleve në shumë kopertina të fashion nëpër botë, Ariana nuk ka shumë intervista në mediat ndërkombëtare. Por, ajo, me kompaninë e saj, është “aktor dhe faktor” i disa prej eventeve më të rëndësishme të modës nëpër botë.

Kompania e saj flet sot 13 gjuhë, në 13 shtete të ndryshme të botës dhe ka marrë pjesë e ka financuar shumë javë mode të zhvilluara në botë si, Javën Australiane të Modës, Javën e Modës në New York, Javën e Modës në Paris.

Kjo nënkupton shumë udhëtime, shumë partneritete, klientë e furnitorë ndërkombëtar. Pas gjithë kësaj, fshihet puna e dedikuar deri në detaj për të ofruar perfeksionin që kërkojnë yjet ndërkombëtare të skenave, si në flokët extensions edhe në modelet e realizuara, pasi Ariana është edhe një stiliste e flokëve.

“Ne bashkëpunojmë ngushtë me burimin tim për të mbledhur flokë vetëm në mënyra etike. Gjithçka fillon me gjetjen e materialit të përsosur, natyral dhe të papërpunuar të  flokut. Më tej, në fabrikë, ndjekim prodhimin e duhur për përpunimin dhe ngjyrosjen me hapat e përsosur. Kam kaluar orë të tëra duke gjetur teknika dhe mënyra të ndryshme për të ngjyrosur flokët me metoda të thjeshta dhe të buta, pa dëmtuar kutikulën e flokëve”, tregon ajo.

Ariana e Amazing Hair, një star ndërkombëtar edhe pse prapa skenave

Nëse shumë vajzave sot u pëlqen të kenë flokë të bukur e të shpenzojnë shumë për to, për Arianën bukuria kishte një tjetër kuptim. Të jepte shërbimin dhe të perfeksiononte teknikat e këtij shërbimi. Që në fillimet e saj Ariana tregon se e pëlqente modën, ngjyrat dhe krijimi i gjërave të mrekullueshme. “Kam punuar në Greqi, ku mësova gjithçka rreth flokëve. Duke ndihmuar në disa prapaskena gjatë javës së modës, zhvillova dashurinë për extensions dhe mundësitë që të krijoja diçka që nuk e bënim dot me flokët e modeleve. E ndërsa nga extention e stilime, vajzat janë bërë të bukura, Ariana është bërë e pasur dhe e suksesshme. Sukses që vjen me shumë sakrifica. Ajo ka udhëtuar edhe 24 orë me avion New York- Australi në ditë të veçanta si ajo e ditëlindjes së saj. Së fundi sapo është kthyer nga angazhimet e saj në Singapor dhe tregon se prej udhëtimeve të shumta ka humbur shpesh evente të rëndësishme familjare, si ditëlindjet e fëmijëve, apo ditën e nënën. Një sakrificë që me siguri do ta bënte sërish.

Në gjeografinë e saj të punës është edhe Shqipëria. “Gjithmonë ëndrra ime ka qenë të sjell Flokë të Mrekullueshëm në Shqipëri. Kjo ëndërr u realizua kur u lidha me R&S Shpk – Mia Cosmetica dhe tani qëllimi im është të pushtoj botën dhe nuk do të ndalem kurrë derisa ta arrij këtë”. Këtë e thotë ndërsa ështe e bindur se, puna e palodhur dhe këmbëngulja shpërblehen. “Jam shumë me fat që mund të udhëtoj. Marrë pjesë në shumë ekspozita anembanë botës, si Cosmoprof në Vegas, Hong Kong, Singapore, Bolonja Beauty World Dubai, Kuwait, Arabia Saudite etj”.

Ariana ka krijuar shumë metoda për zgjatjet e flokëve. “Ne kemi mbuluar çdo sistem dhe cilësi floku për vende të ndryshme, duke u bazuar edhe tek kulturat e ndryshme”. Në një treg me konkurrencë të lartë, “Amazing Hair”, është tashmë një kompani që ndiqet nga kompanitë vendase në fushën e kujdesit të flokëve.

Si individ dhe si kompani, është vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare, por Ariana, një zemër shqiptare, tregon se vlerësimi më emocionues ishte kur një audiencë e gjerë në 20 vjetorin e kompanisë së saj, u prek ndjeshëm nga historia e saj, se si një emigrante, pa njohuri të gjuhës angleze, iu bashkua industrisë së bukurisë dhe arriti të ndërtojë një kompani dhe të jetë gruaja në krye të lojës së bukurisë globale./Vaspas

Tags: ArianaMantzarisBoteroreBukuriadrejtueseFlokeveKompaniseshqiptarjaTrendet
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Kartëmonedhat e reja Euro, qytetarët pjesë e vendimmarrjes
Ekonomi

Kartëmonedhat e reja Euro, qytetarët pjesë e vendimmarrjes

September 21, 2026
Moody’s rikonfirmon vlerësimin “Ba3” për Shqipërinë – Stabiliteti ekonomik dhe reformat mbajnë perspektivën “të qëndrueshme”
Aktualitet

Moody’s ndryshon perspektivën për Shqipërinë: Ekonomia shihet me më shumë optimizëm

September 20, 2026
Bashkitë që kanë “vjelur” më shumë para nga ndërtimet
Ekonomi

PBB për frymë u rrit 309% që nga 1990, Shqipëria e 14-ta në botë për ritmin e rritjes

September 19, 2026
Ku shkon kredia e bizneseve? – Burrat e kërkojnë për investime, ndërsa gratë sipërmarrëse për kapital qarkullues
Ekonomi

Ku shkon kredia e bizneseve? – Burrat e kërkojnë për investime, ndërsa gratë sipërmarrëse për kapital qarkullues

September 19, 2026
Danimarka hap skemë të re punësimi për shqiptarët, ja sa duhet të jetë paga për të punuar atje
Bota

Danimarka hap skemë të re punësimi për shqiptarët, ja sa duhet të jetë paga për të punuar atje

September 18, 2026
Kreditë për shtëpi rritje me 8.7%
Ekonomi

Prona pa dokumentacion dhe oborret në përdorim, qeveria hap rrugën për zgjidhjen e rasteve të vjetra

September 17, 2026
Next Post
Në prag të integrimit në BE sipërmarrjet ende para sfidës së madhe të konkurrueshmërisë

Në prag të integrimit në BE sipërmarrjet ende para sfidës së madhe të konkurrueshmërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

AMARILDO BAKALLI – PROFESIONIST I PUNIMEVE ME GIPS

AMARILDO BAKALLI – PROFESIONIST I PUNIMEVE ME GIPS

2 hours ago
Future2Tech, panairi i Teknologjisë, Inovacionit dhe Edukimit rikthehet për të katërtin vit rradhazi. Ja pse duhet të merrni pjesë!

Future2Tech, panairi i Teknologjisë, Inovacionit dhe Edukimit rikthehet për të katërtin vit rradhazi. Ja pse duhet të merrni pjesë!

10 hours ago
Shqipëria mes vendeve më të bukura në botë për çiklizëm, Liqeni i Ohrit hyn në Top 15

Shqipëria mes vendeve më të bukura në botë për çiklizëm, Liqeni i Ohrit hyn në Top 15

11 hours ago
Workplace i Facebook do të integrohet me Microsoft Teams

Gjykata gjermane vendos kundër Metës: Duhet të mbajë përgjegjësi për reklamat mashtruese në Facebook dhe Instagram

13 hours ago
Vitamina C: Përfitimet e saj të mrekullueshme dhe në cilat ushqime e gjejmë

Keni kolesterol të lartë? Ja çfarë duhet të dini për lëngun e portokallit

14 hours ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset