Ariun e Artë e fiton edhe këtë vit një film dokumentar
“Dahomey” i regjisores franceze me origjinë senegaleze Mati Diop dokumenton kthimin e 26 statujave në udhëtimin e tyre nga Franca në vendin e tyre të origjinës, Benin.
Në total, rreth 7 000 vepra arti u vodhën rreth 130 vjet më parë dhe ndodhen ende sot në Francë.
”Të kthesh do të thotë të bësh drejtësi”, u shpreh regjisorja Diop pas marrjes së çmimit.
Filmi dokumentar jep mesazhe kundër harresës së padrejtësive kolonialiste.
Por bashkëprodhimi danezo-kosovar “Afterwar” ka mbetur pa çmim në këtë ceremoni. Ky film tregon historine e femijëve në Kosovën e pasluftës prej vitit 1999 e deri me sot.