Një burrë është arrestuar pasi hyri në shtëpinë e Kylie Jenner.
Burri 35-vjeçar refuzoi të ikte nga prona kur u përball me sigurinë dhe këmbënguli se donte të shihte Kylie, 21-vjeçaren, për t’i shpalluar asaj personalisht dashurinë.
TMZ raporton se Kylie nuk ishte në shtëpi në kohën e incidentit dhe sigurimi i saj e ndaloi burrin derisa të vinte policia.
Kjo thuhet se nuk është hera e parë që ai u paraqit në shtëpinë e Kylie në Los Angeles, por më parë ai është larguar kur u përball me sigurimin.
Burri i paidentifikuar u akuzua për shkelje të ligjit para se të lirohej.
Ky është incidenti i fundit alarmues për familjen Kardashian-Jenner pasi motrës së Kylie, Kim Kardashian iu dha një urdhër ndalimi të përkohshëm ndaj një sulmuesi të dyshuar i cili dëshironte të kishte “ një marrëdhënie fizike” me të.
Ylli 40 vjeçar i televizionit thuhet se është “frikësuar” pasi Charles Peter Zelenoff, arriti të gjente shtëpinë e saj dhe “filmonte video jashtë hyrjes në pronën e saj dhe ajo pretendon se ai po irritohet gjithnjë e më shumë për të mos hyrë brenda.”
Ylli i ‘Keeping Up with the Kardashians’ është veçanërisht e shqetësuar “sepse ajo kurrë nuk e ka treguar adresën e saj.”
Ndërkohë, ndjekësi i dyshuar i motrës së tyre Kendall Jenner u dënua kohët e fundit me 180 ditë burg.
Shaquan King u arrestua në mars pasi u kap duke notuar lakuriq në pishinën e Kendall dhe më vonë u mor në paraburgim për ndjekje kriminale pasi u paraqit në komunitetin e Kylie.
Burimi: Bang Showbiz