Një ëndërr që nisi pesë vite më parë i modeles Bellla Hadid tashmë është bërë realitet.
Modelja me famë botërore ka lançuar parfumin e saj Orebella me aromat unike. Idea për të krijuar parfumin i erdhi gjatë karantinës së covid 19 dhe eksperimentoi me përbërës dhe vajra të ndryshëm natyralë .
“Nuk e kam menduar kurrë se do të nxjerr një produkt. Pastaj papritmas u futa thellë në të gjithë këtë cikël të prodhimit të të gjitha këtyre aromave vërtet interesante”, tha Bella Hadid në një intervistë.
Orebella ka tre aroma, të gjitha pa alkool: Window2Soul, Salted Muse dhe Blooming Fire.