Këngëtarja me famë botërore Beyonce mund të bëjë një film së shpejti.
Lajmi është publikuar nga gazeta “Deadline” . Sipas saj turneu i artistses “Renaissance” do të përmblidhet në nje film dhe besohet se do të publikohet në datën 1 dhjetor.
Mësohet se Beyonce i xhiroi dy shfaqje të turneut në qytetin e saj të lindjes Houston, muajin e kaluar për filmin. Gazeta shkruan se filmi mund të dalë kur të përfundojë turneu i saj gjithsesi ende nuk ka një reagim nga stafi i këngëtares në lidhje më këto lajme .