Bujtina “Hadër Xhebro” , destinacion për qindra vizitorë

Bujtina “Hadër Xhebro” në Tepelenë, një shembull i suksesshëm se si nga sipërmarrje të vogla mund të arrihen rezultate të mëdha.

Financuar nga Skema Kombëtare e Mbështetjes, kjo bujtinë mirëpret qindra vizitorë vendas dhe të huaj, duke u shëndrruar në një nga destinacionet e preferuara.

Potenciali turistik i zonave rurale krijon mundësi shumë të mira për zhvillimin e ekonomive familjare, gjallërimin dhe përmirësimin e standardeve të jetesës në fshatra.

Burimi : AZHBR