• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Saturday, September 5, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Business Network Albania lançoi zyrtarisht fillimin e rrugëtimit me një event të suksesshëm në Tiranë

December 2, 2025
in Biznes, EVENTE BIZNESESH
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Tiranë, 29 Nëntor 2025 — Business Network Albania (BNA) organizoi eventin e tij të parë prezantues në Hotel Marriott Tirana, duke mbledhur rreth 140 pjesëmarrës komuniteti i biznesit: sipërmarrës të rinj dhe të konsoliduar, drejtues kompanish, përfaqësues të sponsorëve, profesionistë nga fusha të ndryshme dhe anëtarë të diasporës shqiptare.

Pjesëmarrja e gjerë tregoi qartë se tregut i mungonte një platformë e besueshme që lidh bizneset përtej kufijve dhe krijon bashkëpunime me vlerë reale.

Në fjalën hyrëse, Hudi Shehu, Themelues & Kryetar i Bordit te BNA, prezantoi vizionin e organizatës, duke theksuar se misioni i BNA është të ndërtojë një ekosistem të verifikuar, të besueshëm dhe me standard ndërkombëtar, ku bizneset shqiptare mund të rriten, të ndërkombëtarizohen dhe të krijojnë partneritete të qëndrueshme.

“Ky është një hap i rëndësishëm për ata që dëshirojnë të zhvillojnë biznesin e tyre, të krijojnë lidhje të reja dhe të kontribuojnë në forcimin e ekosistemit sipërmarrës shqiptar. Rrugëtimi ynë sapo ka filluar, dhe më e mira është ajo që po na pret” u shpreh Hudi Shehu.

FOLËS TË FTUAR NGA FUSHA TË NDRYSHME

Eventi solli në skenë tre figura të mirënjohura të botës profesionale shqiptare, të cilët ndanë përvoja, refleksione dhe perspektiva mbi zhvillimin e biznesit, inovacionin dhe rolin e bashkëpunimit. Prezantimi i parë erdhi nga Përparim Kalo, Themelues, Kalo & Associate me mbi tre dekada përvojë në të drejtën tregtare dhe ndërkombëtare, ai ndau copëza nga fillimet e tij dhe këndvështrime mbi rritjen e besimit mes partnerëve të biznesit.

Edhe pse prej shumë vitesh në skenë, ajo erdhi këtë herë me një qëllim të qartë, fokusi tek biznesi i saj. Klea Huta, Themeluese & CEO, KH Academy & KH Summer Camp e njohur për punën e saj në edukim dhe zhvillimin e të rinjve, theksoi rëndësinë e vlerave dhe vizionin e saj për të ardhmen në botën e biznesit, si dhe rëndësinë e eventeve të tilla për rrjetëzim dhe bashkëpunim.

Fjalimi i fundit solli një energji siç di ta sjellë më së miri Arbër Kadia, Bashkëthemelues & CEO, i Patoko, një nga mendjet më vizionare të inovacionit publik. Ai foli mbi ndikimin e partneritetit mes bizneseve dhe mbi qasjen dhe përkushtimin e sipërmarrësve kur duan të hedhin themelet në botën e biznesit.

Eventi u moderua nga Emir Allen, profesionist në komunikim dhe media, i cili me stilin e tij dinamik drejtoi diskutimin dhe ndërtoi ura lidhëse mes temave, të ftuarve dhe publikut.

NJË PARADITE ME ENERGJI POZITIVE DHE RRJETËZIM REAL

Eventi solli së bashku sipërmarrës të rinj, por edhe figura të rëndësishme të biznesit shqiptar, të njohur jo vetëm për karrierën e tyre shumëvjeçare, por edhe për kontributin ndaj komunitetit. Kjo tregoi rëndësinë e bashkimit të forcave dhe fuqisë së rrjetit në rritjen e sipërmarrjes shqiptare.

Atmosfera e eventit ishte e mbushur me energji pozitive, ku të ftuarit gjatë pauzave patën mundësinë të ndërvepronin lirisht, të krijonin lidhje të reja dhe të shkëmbenin përvoja reale. Edhe mes hapësirave në skenë, diskutimet me publikun dhe ndërhyrjet spontane krijuan një dinamikë të natyrshme që e mbajti sallën të angazhuar gjatë gjithë aktivitetit.

NJË NISJE E FORTË PËR BNA DHE PËRGJEGJËSI PËR RRUGËTIMIN E ARDHSHËM

Ky event shënon një hap të rëndësishëm për BNA, por njëkohësisht hap edhe një kapitull të ri përgjegjësish për ekipin organizator dhe themeluesit, të cilët synojnë ta kthejnë këtë iniciativë në një eksperiencë të qëndrueshme dhe të vlefshme për të gjithë anëtarët.

Një falënderim i veçantë shkon për sponsorët që besuan në themelimin e BNA dhe e mbështetën që në hapat e parë: Thrid, CarmoForm, FM Reklama, Uji Tepelene, T&XH, Postjer Groupn dhe Duku Agency,të cilët kontribuan që eventi të realizohej me standard të lartë dhe profesionalizëm.

BESIM, PARTNERITETE DHE VIZION I PËRBASHKËT

Ashtu siç u theksua edhe gjatë eventit, suksesi i një nisme nuk matet nga sa larg shkon vetëm – por nga sa njerëz merr me vete në rrugëtim. BNA beson se një rrjet i vërtetë ndërtohet mbi besim, mbi marrëdhëniet humane dhe mbi partneritete që zhvillohen me kohën.

Ky parim është në qendër të vizionit të organizatës: të krijojë një komunitet që bashkohet përtej kufijve, ndërton biznese që zgjerohen pa limit dhe lidh sipërmarrësit shqiptarë kudo që ata ndodhen.

Tags: BusinessNetworkAlbaniaDiasporaEventkomunitetiLancimRrugetimsuksesshem
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Përfitoni nga oferta Early Bird e AllWeb deri në 30 shtator!
EVENTE BIZNESESH

Përfitoni nga oferta Early Bird e AllWeb deri në 30 shtator!

September 3, 2026
Mira Murati, pjesë e listës së 100 personave më me ndikim në AI nga revista TIME!
Biznese VIP

Mira Murati, pjesë e listës së 100 personave më me ndikim në AI nga revista TIME!

August 28, 2026
Çifti shqiptaro-amerikan renditet i 5-ti në SHBA me kantinën e verës në Connecticut
Biznes

Çifti shqiptaro-amerikan renditet i 5-ti në SHBA me kantinën e verës në Connecticut

August 13, 2026
3.8 miliardë euro për startup-et e rajonit, AI dominon investimet, diaspora ndryshon hartën e kapitalit
Startup

3.8 miliardë euro për startup-et e rajonit, AI dominon investimet, diaspora ndryshon hartën e kapitalit

August 10, 2026
ANIO OIL & GAS – RIDIMENSIONIMI I INDUSTRISË SË NAFTËS NË SHQIPËRI
Biznes

ANIO OIL & GAS – RIDIMENSIONIMI I INDUSTRISË SË NAFTËS NË SHQIPËRI

July 28, 2026
Shkencëtarët krijojnë panele diellore të padukshme që lejojnë dritaret të prodhojnë energji elektrike
RISI

Shkencëtarët krijojnë panele diellore të padukshme që lejojnë dritaret të prodhojnë energji elektrike

July 15, 2026
Next Post
Arsyeja pse shega konsiderohet superushqim

Arsyeja pse shega konsiderohet superushqim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale

Dyson sjell furçën e dhëmbëve me kamerë dhe Inteligjencë Artificiale

2 minutes ago
Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

Si do të mbahen punonjësit e turizmit gjatë gjithë vitit? – Topuzi: Subvencion deri në 4 paga, synohet rikthimi i emigrantëve

46 minutes ago
Konsumi i frutave, Shqipëria e para në rajon

Frutat që mund të konsumoni edhe kur po përpiqeni të ulni sheqerin në gjak

22 hours ago
Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka

Ishulli italian shitet për 5.5 milionë euro – Crevan ofron një rezidencë luksoze dhe ankorim për varka

24 hours ago
Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

Londra provon taksitë autonome, por ende me një shofer në makinë

24 hours ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset