• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Butrinti: Etapat e zhvillimit të Mesdheut brenda një vendi

September 14, 2021
in Destinacione, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Nga monumentet e panumërta të vendit, Butrinti është ai i cili e ka njohur gjithë botën me Shqipërinë. Rrënojat 2500-vjeçare të Butrintit, brenda një parku madhështor të gjelbërt e me një hapësirë prej 30 km, janë disa nga më të bukurat e të mirëmbajturat në Evropë. Për këtë arsye, në vitin 1992, Butrinti u shpall si Vend i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO dhe kryeson çdo listë ndërkombëtare të atraksioneve që duhen parë në Shqipëri! Për interesin që ky vend zotëron në turizmin ndërkombëtar, ai mbetet oaz i një qetësie të rallë, brenda së cilës mund të shëtitet pafundësisht, pa shpenzuar orë në radhë të gjata e pa pengesat që do të shoqëronin një eksperiencë të tillë në vende të ngjashme.

Monumentet në Butrint

Monumentet e Butrinitit reflektojnë historinë e tij të pasur duke filluar nga periudha helenistike e duke vazhduar në atë romaken, bizantinen e venecianen. Ndonëse jeta brenda Butrintit kishte filluar kohë më parë, ndikimi i kulturës helene në Shqipëri filloi në shekullin e VI-të para Krishtit, kur grekët e ardhur prej Korfuzit u vendosën në kodrën e  Butrintit të sotëm. Asokohe i quajtur Buthrotum, sipas mitologjisë, ky emër vjen nga fjala buthrotos (dem i plagosur) duke referuar flijimin e një demi prej trojanëve kur ata themeluan qytetin mbi kodër. Edhe poeti i madh i Romës antike, Virgjili, na rrëfen për ndalesën e Eneas në Buthrotum në poezinë e tij epike, Eneidi!

Butrinti – Albania Paradise

Teatri grek

Në hyrje të qytetit antik, dallohet një nga kryeveprat helene më të mirëmbajtura të kësaj periudhe: Teatri Grek i shekullit të III-të para Krishtit, ku dikur mund të uleshin 2500 vetë, e ku shfaqjet e vëna në skenë ende të mundësojnë të përjetosh lavdinë e tij të dikurshme. Pranë teatrit ndodhen rrënojat e tempullit të Eskulapit (shek I – II), perëndisë antike të shëndetit dhe mbrojtësi i qytetit. Kur romakët mbërritën, rreth shekullit të II-të para Krishtit, ndërtimet më të mëdha në qytet kishin përfunduar, duke përfshirë fortifikimin si dhe akropolosin, i cili ishte ndërtuar në majë të kodrës shekuj më parë. Në vitin 44 para Krishtit, Butrinti u kthye në koloni të Romës, duke nisur periudhën e një sërë ndërtimesh të cilat sot janë dëshmi e krishtërimit të hershëm në Shqipëri. Kolonat e shumta dhe kryesisht mozaiku me 69 medaljone kishtare, janë dy prej bukurive të ralla të këtij vendi. Në vazhdim, dallohen muret madhështore të bazilikës së shekullit të VI-të dhe mozaikët e saj, fortifikimet në ngjitje të kodrës, të cilët datojnë në shekuj të ndryshëm, dhe Porta e Luanit (shek. V pas Krishtit), e cila shfaq relievin e një luani duke kafshuar në fyt një dem, simbol i mbrojtjes së qytetit.

Pesë legjendat e Butrintit, sipas Moikom Zeqos - ObserverKult

Kalaja

Në majë të kodrës gjendet Kalaja, e periudhës venedikase të qytetit, e cila u ndërtua aty ku më parë gjendej akropoli antik në shekullin e XIV-të dhe u rikonstruktua në të njëjtën mënyrë në vitin 1930. Sot, në ambjentet e saj gjendet edhe Muzeu i Butrintit. Pamja nga maja e kodrës është dhurata e fundit spektakolare e Butrintit. Liqeni i Butrintit, kanali i Vivarit që lidh luginën e Butrintit me detin Jon, Kalaja trekëndore e ndërtuar aty pranë, si dhe pyjet e dendura që veshin gjithë peizazhin, janë korniza e kësaj kryevepre, i mikrokozmosit të rrallë të historisë së Mesdheut që është Butrinti.

Butrinti – Albania Paradise

Burimi: Into Albania

Tags: AlbaniaButrintKalajaMonumenteMuzeu i ButrintitSarandeShqiperiTeater grek
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Amfiteatri Boutique Hotel, një përvojë autentike mes historisë dhe mikpritjes shqiptare
Destinacione

Amfiteatri Boutique Hotel, një përvojë autentike mes historisë dhe mikpritjes shqiptare

July 13, 2026
Rritet interesi i turistëve për Durrësin, 87 jahte dhe 3 kroçera u ankoruan vetëm gjatë qershorit
Destinacione

Rritet interesi i turistëve për Durrësin, 87 jahte dhe 3 kroçera u ankoruan vetëm gjatë qershorit

July 11, 2026
Rivlerësimi i pronës me 5%, Tatimet: Arrin 104.3 mln euro shuma e kursyer për qytetarët
Te Pergjithshme

Rivlerësimi i pronës me 5%, Tatimet: Arrin 104.3 mln euro shuma e kursyer për qytetarët

July 8, 2026
Më pak polakë, por ata që vijnë kalojnë më shumë netë. Polonia, një treg i qëndrueshëm për akomodimet turistike në Shqipëri
Aktualitet

Mbi 1.1 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në maj

June 26, 2026
Jeff Bezos: Inteligjenca Artificiale do të sjellë mungesë fuqie punëtore, jo zëvendësimin e njerëzve
Te Pergjithshme

Jeff Bezos: Inteligjenca Artificiale do të sjellë mungesë fuqie punëtore, jo zëvendësimin e njerëzve

June 18, 2026
Protestat në Tiranë po ndryshojnë hartën e transportit urban: Rriten pasagjerët, por operatorët rrezikojnë të humbasin të ardhura
Te Pergjithshme

Protestat në Tiranë po ndryshojnë hartën e transportit urban: Rriten pasagjerët, por operatorët rrezikojnë të humbasin të ardhura

June 16, 2026
Next Post

Horoskopi ditor – 15 shtator 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling”

4 days ago
Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

Kompensimi 10% për fermerët, mbi 680 aplikime të dorëzuara deri më 14 korrik

4 days ago
Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

Buxheti mbyll 6-mujorin me 561 milionë euro suficit

4 days ago
Disa këshilla si të qetësoni djegiet nga dielli

Djegiet nga dielli, si të qetësoni lëkurën dhe të shmangni dëmtimet

4 days ago
Nga Mëngjesi Deri në Darkë – Sa Gota me Ujë Duhet të Pini

Shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për më shumë ujë

5 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset