Këngëtarja Celine Dion ka humbur kontrollin e muskujve. Lajmi është konfirmuar nga motra e saj Claudette. Sëmundja e saj ka nisur të përkeqësohet duke e ndaluar të kendojë apo të shkojë nëpër koncerte.
Për shkak se është një rast në një milion, shkencëtarët nuk kanë bërë aq shumë kërkime sepse nuk prek shumë njerëz.“-deklaroi motra e saj në media.
Çrregullimi neurologjik nga e cila vuan ylli i muzikës shkakton lëvizje të pavullnetshme të muskujve të fytyrës apo gjymtyrëve dhe rritje të ndjeshmërisë ndaj zhurmës dhe prekjes. Studimet e para tregojnë se bëhet fjalë për një sëmundje autoimune.