Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është pyetur gjatë Golden Globe se kush është më e rëndësishme për të muzika apo aktrimi.
“Tani për tani muzika është proriteti im më i madh. E kam dashur aktrimin dhe më ka pëlqyer shumë , por muzika vjen e para”, u shpreh Dua.
Ajo u ndal gjithashtu tek përvoja me filmin “Barbie”.
“Ishte një përvojë shumë e mirë filmi “Barbie. Kam realizuar edhe një film tjetër të quajtur Argylle dhe për të cilin jam shumë e emocionuar”, tha artistja