• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

ChatGPT tani mund t’ju tregojë virtualisht se si ju rrinë rrobat para se t’i blini

October 3, 2026
in Teknologji
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

OpenAI po e çon ChatGPT edhe më tej në botën e blerjeve online. Kompania ka prezantuar dy funksione të reja që u japin përdoruesve mundësinë të provojnë virtualisht veshje dhe aksesorë, si edhe të ruajnë produktet që u pëlqejnë për t’iu rikthyer më vonë.

Funksioni më interesant është Try On, i cili lejon përdoruesin të ngarkojë një selfie dhe të shohë përmes Inteligjencës Artificiale se si mund të duket me një veshje apo aksesor të caktuar.

Opsioni shfaqet për produktet e përshtatshme në rezultatet e blerjeve në ChatGPT. Përdoruesi zgjedh “Try On”, ngarkon ose realizon një fotografi dhe ChatGPT gjeneron një imazh ku veshja apo aksesori paraqitet virtualisht mbi të.

Por përdorimi nuk kufizohet vetëm te produktet që ChatGPT sugjeron. Mund të ngarkoni edhe fotografinë ose screenshot-in e një veshjeje që keni parë në një faqe tjetër dhe t’i kërkoni ChatGPT t’ju tregojë se si mund të duket tek ju.

OpenAI ka prezantuar gjithashtu funksionin Favorites, përmes të cilit produktet që ju interesojnë mund të ruhen në Library dhe të organizohen në dosje, në mënyrë që t’u riktheheni më vonë.

Këto funksione e afrojnë ChatGPT gjithnjë e më shumë me rolin e një asistenti personal për blerjet. Në vend që përdoruesi të kërkojë vetë në dhjetëra faqe, mund të përshkruajë stilin që dëshiron dhe t’i kërkojë ChatGPT të gjejë pjesët e nevojshme për të krijuar një kombinim të plotë.

Një tjetër mundësi është përdorimi i një fotografie si pikënisje. Për shembull, mund të ngarkoni fotografinë e një personazhi të njohur me një veshje që ju pëlqen dhe t’i kërkoni ChatGPT të gjejë produkte të ngjashme që mund të blihen online.

Kjo e vendos OpenAI në konkurrencë më të drejtpërdrejtë me platforma si Google dhe Pinterest, të cilat prej vitesh përdoren për zbulimin e produkteve dhe frymëzimin në modë. Google, gjithashtu, ka zhvilluar teknologjinë e vet për provën virtuale të veshjeve.

Lëvizja vjen ndërsa kompanitë e Inteligjencës Artificiale po eksperimentojnë gjithnjë e më shumë me mënyrën se si asistentët AI mund të përfshihen në tregtinë online. OpenAI ka testuar edhe forma të tjera të blerjeve brenda ChatGPT, ndërsa tani duket se po e zhvendos vëmendjen drejt një eksperience më vizuale dhe të personalizuar.

Megjithatë, prova virtuale nuk duhet ngatërruar me një provë reale të produktit. OpenAI paralajmëron se imazhet e krijuara mund të mos riprodhojnë me saktësi të plotë as pamjen e produktit dhe as të përdoruesit dhe nuk garantojnë që masa apo përshtatja e veshjes do të jetë e saktë.

Nëse përdoruesit do ta përqafojnë ChatGPT si një nga destinacionet e tyre kryesore për të zbuluar dhe zgjedhur produkte, mbetet për t’u parë. Por drejtimi është i qartë: ChatGPT po evoluon nga një asistent që të ndihmon të kërkosh se çfarë të blesh, në një platformë që mund të të ndihmojë edhe të imagjinosh se si do të dukesh me produktin përpara se ta porosisësh.

techcrunch

Tags: inteligjenceartificialeVeshjeVirtualisht
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Pesë vende ku nuk duhet ta karikoni kurrë laptopin, ja rreziqet që duhet të shmangni
Teknologji

Pesë vende ku nuk duhet ta karikoni kurrë laptopin, ja rreziqet që duhet të shmangni

November 23, 2026
Porsche zbulon makinën e parë sportive hibride 911, duke filluar nga 164,900 dollarë
AUTO

Porsche marka më e shtrenjtë në SHBA, Mitsubishi më ekonomike

November 23, 2026
GTA 6 çmend botën, fansat marrin pushime nga puna dhe shkollat shqetësohen për nxënësit
Teknologji

GTA 6 çmend botën, fansat marrin pushime nga puna dhe shkollat shqetësohen për nxënësit

November 20, 2026
Një krehër elektronik që premton të luftojë rënien e flokëve, rezultatet e para te minjtë janë premtuese
Teknologji

Një krehër elektronik që premton të luftojë rënien e flokëve, rezultatet e para te minjtë janë premtuese

November 20, 2026
Inteligjenca Artificiale po ndryshon burimet njerëzore. Ja pse roli i njeriut po bëhet edhe më i rëndësishëm
Teknologji

Inteligjenca Artificiale po ndryshon burimet njerëzore. Ja pse roli i njeriut po bëhet edhe më i rëndësishëm

November 19, 2026
Tesla investon 3 miliardë euro në Gjermani, synon prodhimin e 1 milion Cybercab në vit
Teknologji

Tesla investon 3 miliardë euro në Gjermani, synon prodhimin e 1 milion Cybercab në vit

November 18, 2026
Next Post
74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Pesë vende ku nuk duhet ta karikoni kurrë laptopin, ja rreziqet që duhet të shmangni

Pesë vende ku nuk duhet ta karikoni kurrë laptopin, ja rreziqet që duhet të shmangni

13 hours ago
Porsche zbulon makinën e parë sportive hibride 911, duke filluar nga 164,900 dollarë

Porsche marka më e shtrenjtë në SHBA, Mitsubishi më ekonomike

15 hours ago
Black Friday, si të dalloni ofertat që nuk ju kursejnë para

Black Friday, si të dalloni ofertat që nuk ju kursejnë para

17 hours ago
GTA 6 çmend botën, fansat marrin pushime nga puna dhe shkollat shqetësohen për nxënësit

GTA 6 çmend botën, fansat marrin pushime nga puna dhe shkollat shqetësohen për nxënësit

3 days ago
Vaji i ullirit nën kosto – Fermerët rrezikojnë prodhimin, kërkohet ndërhyrje e qeverisë

Vaji i ullirit nën kosto – Fermerët rrezikojnë prodhimin, kërkohet ndërhyrje e qeverisë

3 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In