Dashuria për vendlindjen është vetëmohuese. Një shkëputje e gjatë prej saj të bën të kuptosh akoma më shumë vlerat e vendit tënd dhe të shohësh “dritë” aty ku pe vështirësi në fillim. Një gjë e tillë ndodhi edhe me sipërmarrësin Ermal Nikoci i cili vendosi të rikthehet në Tropojë. Prej pesë vitesh së bashku me familjen e tij ka investuar të gjitha energjitë, pasionin , ëndrrat në projektin e suksesshëm “Chestnut_hill_hotel. Përmbush çdo kriter për tu quajtur një lider i Agroturizmit në Tropojë, e ndodhur në zemër të natyrës dhe mirëpret vizitorë nga çdo cep i globit. Sipërmarrësi Ermal Nikoci në një intervistë eskluzive për Probizz.al tregon se puna nuk ndalet në asnjë moment dhe së shpejti do të krijojnë linja përpunimi për të futur më shumë produkte bio të fermerëve të zonës.
Ju prej pesë vitesh menaxhoni Chestnut_hill_hotel. Si do ti përkufizonit këto vite? Sukses, vështirësi, pengesa?
Ju falenderojmë që na keni zgjedhur si shembull suksesi. Unë jam Ermal Nikoci, 33 vjeç, lindur në Tropojë. Pas disa vitesh qëndrimi në Tiranë, jam rikthyer në vendlindje.
Prej vitit 2018 jam në drejtimin e Chestnut_hill_hotel të cilat do i përkufizoja si vite shumë të bukura. Më kanë plotësuar në shumë aspekte pasi çdo ditë përballesh me vështirësi, pengesa dhe në fund sukses.
Po ju tregoj shkurtimisht :
- Vështirësi mund të quaj pjesën që jam rikthyer nga një jetë totalisht ndryshe nga ajo e qytetit pa asnjë lloj informacioni mbi fshatin.
- Pengesa kemi hasur patjetër si mungesa e rrugës (kosto e lartë ndërtimi & mungesa e klientit pas hapjes, linja e dritave (mosfunksionim i kushteve të brendshme), Stafi & kushtet e vështira atmosferike, të cilat janë STARTI.
- Suksesin e kemi arritur falë një përkushtimi familjarisht, që mund ta quaj “ Fusion with Work “ dhe pastaj puna të mëson së çfarë duhet të bësh.
Në cilin moment i keni thënë vetes “po ia dolëm” me këtë nismë?
Kur përfshihesh në të tilla sipërmarrje është e vështirë të thuash ja dolëm, pasi nevoja për t’u rritur vazhdon duke e thënë shpesh këtë gjë . Ja del me ndërtimin ama duhet t’ja dalësh me çdo klient që ai të rikthehet.
Në çfarë periudhe të vitit frekuentohet shumë më shumë Chestnut_hill_hotel?
Biznesi ynë frekuentohet 12 muaj ku nga pranvera deri në vjeshtë (pjesa më e madhe e ditëve janë të rezervuara (1 vit përpara).
Po nga të huajt? Nga cili shtet keni më shumë vizitorë?
Na vizitojnë nga e gjithë bota më së shumti gjermanë, francezë, nga Hollanda, por gjithashtu nga Australia – Kanada – USA – Singapore etj.
Çfarë ofertash keni bërë për festat e fundvitit?
Ofertat e fundvitit dhe fillimvitit janë “Surprizë” , por ju them diçka prej 5 vitesh ndërrimi i viteve rezervohet nga një familje të cilët nuk na kanë tradhëtuar as me vendet e Europës.
A keni në plan një zgjerim të chestnut_hill_hotel?
Plani i zgjerimit është gjithmonë pasi e krijon nevoja për ti sjellë më tepër çdo klienti , çdo vizitori, fundja për këtë gjë po punojmë.