Iniciativat e shumta kulmojnë me një moment festiv te Piramida dhe një koncert të hapur në sheshin Nënë Tereza!
Coca-Cola shënoi 30-vjetorin e pranisë në Shqipëri, si marka me rrënjë të forta në stilin e jetës shqiptare dhe si një kontribuese krenare në rritjen ekonomike të vendit. Festa u mbajt në Piramidën e Tiranës më 19 maj, pikërisht ditën në të cilën fabrika e prodhimit nisi punën për herë të parë në vitin 1994, e nderuar nga prania e Kryeministrit z. Edi Rama, përkrah institucioneve, klientëve dhe partnerëve të saj.
Piramida e Tiranës, simbolizon një urë lidhëse mes së kaluarës së Shqipërisë dhe vizionit të saj për të ardhmen. CCBS, i vetmi partner zyrtar prodhon dhe shpërndan produktet e The Coca-Cola Company në treg, e sheh këtë pikë si një hapësirë të rëndësishme ku kujtohet rrugëtimi nga fillimet e viteve ’90 deri në një të tashme zhvillimi dhe investimesh të vazhdueshme, me një vizion të qartë edhe përsa i përket agjendës së qëndrueshmërisë afatgjatë.
Kryeministri çmoi eventin edhe duke ndarë interpretimin e tij artistik në kuadër të 30 viteve të Coca-Cola në vend, e cila konsiderohet si lidhje e veçantë mes një marke të ndërkombëtare si Coca-Cola dhe Shqipërisë.
Një dolli e paharrueshme u ngrit me kanaçe Coca-Cola të krijuara vetëm për këtë rast. për të festuar arritjet e së kaluarës dhe me vullnetin për të qenë pjesë e së ardhmes së lulëzuar të Shqipërisë.
Në vijmësi të këtij momenti institucional, protagonistja e mbrëmjes në sheshin Nënë Tereza u bë muzika, duke u dhënë të gjithë ndjekësve të pranishëm, mundësinë për të brohoritur me një Coca-Cola talentin e yjeve shqiptarë, si Elvana Gjata, Ylli Limani, Mc Kresha dhe Lyrical Son.
Shembull tjetër ky i ‘Magjisë së Vërtetë’ që Coca-Cola sjell në momentet që ndajmë së bashku, si koncerte apo ndeshje futbolli.
Presidenti i Coca-Cola Bottling Shqipëria, z. Luca Busi gjatë fjalës së tij deklaroi:
“Ne jemi krenarë dhe të nderuar nga prania e Kryeministrit, e vlerësojmë mirënjohjen në lidhje me prezencën e Coca-Cola në Shqipëri. Ky përvjetor, në vend që të jetë i orientuar drejt së kaluarës, është një formë që CCBS të forcojë edhe më tepër vizionin e saj ambicioz për një të ardhme të përbashkët, duke siguruar kontributin e saj të përditshëm në rritjen ekonomike, duke sjellë një perspektivë konkrete dhe të re në aspektin e zhvillimit të biznesit si dhe angazhimit tonë drejt qëndrueshmërisë.”
Zëvendës Presidentja Organizative për Italinë dhe Shqipërinë nga The Coca-Cola Company, znj. Phillipine Mtikitiki dha gjithashtu një deklaratë në lidhje me 30-vjetorin e Coca-Cola në Shqipëri.
“Suksesi i Coca-Cola në të gjitha vendet në të cilat ajo operon buron nga bashkëpunimi i vazhdueshëm me partnerët tanë të shisheve dhe prodhimit, lidhja e tyre e fortë me tregun dhe aftësisë së tyre për të formësuar ofertën e produkteve tona sipas shijeve dhe pritshmërive të konsumatorëve. Ndihemi vërtet krenarë që Coca-Cola është bërë kaq shqiptare në 30 vitet e fundit, falë punës së përditshme të njerëzve të CCBS në të gjithë vendin dhe shqiptarëve që zgjedhin një Coca-Cola në momente freskimi, gëzimesh të përbashkëta e gjallërie.”- deklaroi Phillipine Mtikitiki.
Si pjesë e këtij përvjetori, Coca-Cola krijoi një fushatë për të festuar këtë moment historik dhe për të theksuar lidhjen e ngushtë me vendin tonë.
“Për çdo gëzuar që kemi bërë, të tjera na presin.”
Një marrëdhënie e cila është krijuar duke kombinuar tiparet ikonike të Coca-Cola-s dhe pranisë së saj në momentet freskuese, si dhe në ato momente kyçe të kujtuara nga të gjithë, si arritje të mëdha në fushën e futbollit.
U krijua gjithashtu një paketë promocionale me logon e 30-vjetorit të Coca-Cola. 90 konsumatorët pjesëmarrës patën mundësinë të shpërblehen me dhurata ekskluzive, përfshirë edhe mundësinë për të qenë në prapaskenën e koncertit të datës 19 maj për të takuar artistët e zemrës.