Gjatë notit në det mund të na ndodhin edhe të papritura.
Një prej tyre është të ndeshësh me një kandil deti. Në rast se ju prek mund tju shkaktojë një ndjesi djegieje, skuqje, flluska të lëkurës ose enjtje.
Nëse nuk trajtohet pasojat mund të krahasohen me një djegie.
-Nuk duhet ta shpëlani me ujë të freskët, pasi kjo do ta përkeqësoje gjendjen
-Duhet të dilni sa më shpejt nga deti dhe të lani djegien me ujë të detit
– Nëse keni akull, mbështille me një lecke dhe mbajeni mbi djegie për rreth 15 minuta
-Aplikoni kompresa të ftohta edhe gjatë gjithë pjesës tjetër të ditës
Helmi i disa llojeve të kandil deti mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje, të vjella apo edhe humbje të vetëdijes.