Kylie Jenner do të lançojë parfumin e saj të parë. Në një postim në rrjetet sociale ajo zbulon aromën e cila sipas saj ka tre karakteristika e pasur, e ngrohtë dhe e ëmbël.
Në fushatën e lançimit, Jenner, shihet në një shtrat me lule rozë. Më pas klipi tregon 26 vjeçaren teksa mban parfumin, të mbështjellë në një shishe qelqi delikate. Në një deklaratë për shtyp, ajo tha, “Doja të krijoja diçka që ishte vërtet unike për mua në çdo aspekt – nga aroma te shishja – dhe një aromë që njerëzit nuk e kanë nuhatur kurrë më parë, por që ndihet menjëherë”.
Cosmic lançohet të enjten, më 7 mars, në kyliecosmetics.com.