Po mendoni t’i bëni dikujt një dhuratë, por jeni shumë konfuzë se çfarë? Dhurata Ime Handmade ka menduar për ju! Dhuratat e personalizuara në çdo kohë janë dhurata të mirëmenduara dhe unike, që u japin vlerë çdo rasti. Duke qenë se jetojmë në një botë materialiste, të zgjedhësh punimet e personalizuara bën një ndryshim të madh, kështu dhuroni dhe art.
Dëshira për ta bërë natyrën të flasë, dashuria për të dhe artin i shtynë ata për të hapur një biznes të tillë, si një formë për t’i shprehur ato. Këtë e bëjnë mjaft të dukshme materialet që ata përdorin, që janë pjesë e natyrës së vendit tonë. Guri simbolizon tokën, planetin tonë dhe në krijimet e tyre ka vetëm elementë natyrorë si gurë, drurë apo dhe lule natyralisht të thara.
Krijimet e realizuara plot dashuri i gjeni vetëm në faqen e Instagramit dhurata_ime_handmade dhe së shpejti dhe në një dyqan fizik.
Porosia juaj ju vjen në shtëpinë tuaj brenda një jave, me shërbim delivery në të gjithë Shqipërinë, si edhe jashtë vendit.
Me mundësinë e zgjedhjes sipas preferencave tuaja, për një punim unik, nxitoni të porosisni tuajin!/ProBizz.al/