• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Sunday, October 11, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

DIASPORA HASJANE NGJALL “URËN E BASHKIMIT” NË LONDËR

December 3, 2025
in Aktualitet, Histori Suksesi, LAJM I FUNDIT
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Nëntitull: Shpallen projektet e para konkrete, përfshirë Fondin e Emergjencës

Në një atmosferë të mbushur me emocione të thella dhe krenari kombëtare, në Londër u mbajt eventi madhështor “The Bridge of Unity” (Ura e Bashkimit). Kjo mbrëmje e veçantë bëri bashkë qindra përfaqësues të diasporës hasjane, duke festuar ngjarjet historike të Nëntorit. Takimi, i organizuar me përkushtim nga Ilir Nabolli, Mentor Bokçiu, Misin Dajçi, Ermal Karakushi, Alfred Ferizolli, Fatmir Kastrati dhe Petrit Kabashi, dëshmoi forcën e lidhjeve komunitare dhe vullnetin për nisma konkrete.

Në fjalën e tij hapëse, Z. Shefqet Kraja theksoi rëndësinë e 28 Nëntorit si një datë simbolike që përmbledh tre ngjarje themelore të identitetit tonë: ngritjen e flamurit nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1443), shpalljen e Pavarësisë nga Ismail Qemali (1912) dhe ditëlindjen e dëshmorit Adem Jashari. Mbrëmja, e moderuar me mjeshtëri nga Merita Isufi dhe Sokol Cahani, filloi me një intonim të fuqishëm të Himnit të Flamurit, duke ngjallur emocione të papërsëritshme.

Përfaqësues të lartë të institucioneve kombëtare dhe lokale e përjetuan dhe e vlerësuan këtë organizim. Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Z. Uran Ferizi, theksoi rëndësinë e këtyre takimeve për forcimin e lidhjeve të diasporës. Ambasadori i Kosovës, Z. Ilir Kapiti, dha vlerësimet më të larta për iniciativën që bashkoi hasjanët. Kryetari i Bashkisë Has, Z. Miftar Dauti, vuri theksin në kontributin e pazëvendësueshëm që komuniteti hasjan në Londër i jep vazhdimisht atdheut.

Fjalimet e thella dhe të strukturuara të anëtarëve aktivë të diasporës nxorrën në pah rëndësinë e organizimit, nevojën për informim ligjor në situata emergjente dhe rolin kyç të arsimit dhe kulturës në ruajtjen e identitetit.

Z. Edmir Dida e përshkroi takimin si një kthim në odën e vjetër familjare, ku “Kur njerëzit mblidhen me zemër, edhe guri merr dritë”. Ai vuri në pah se prania masive është dëshmi e shpirtit të fortë dhe dëshirës për unitet. Duke e quajtur arsimin themelin e çdo shoqërie të fortë, Dida tregoi me shembuj konkret se si diaspora vepron: nga ofrimi i një burse të plotë për një nxënës nga Hasi, tek ndihma për pajisjet sportive të skuadrës hasjane apo ndihma monetare për një familje nga Hasi. “Kur gjërat bëhen nga zemra, ato kthehen në kënaqësi,” theksoi ai.

Z. Ervin Mulaj bëri një kthim në kohë, duke kujtuar rrugëtimin e mërgimit të hasjanëve para një çerek shekulli. Ai u bëri një thirrje të zjarrtë për të mos harruar kurrë rrënjët: “Le t’ua tregojmë fëmijëve tanë prej nga vijmë… Që nesër, kur dikush t’i pyesë se kush janë, të thonë me ballin lart: ‘Jam prej Hasi’.” Mulaj dha edhe një lajm të rëndësishëm: krijmin e një Fondi Emergjence për të ndihmuar anëtarët e komunitetit si në diasporë ashtu edhe në vendlindje, në momentet më të vështira.

Z. Misin Dajçi, një tjetër anëtar, e përcaktoi takimin si një “deklaratë vendosmërie” për një bashkësi më të fortë. Ai paralajmëroi se kjo nismë është e të gjithëve. Si vepër e parë konkrete, Dajçi shpalli projektin për pajisjen e personave me aftësi të kufizuara me karrige lëvizëse, duke e bërë transparencën një nga shtyllat kryesore të punës së diasporës.

Mbrëmja u kthye në një festë të vërtetë kulturore. Publiku shijoi recitimin e fuqishëm të poetit të mirënjohur hasjan Servet Bytyçi, i cili dhuroi emocione pafund.

Me krenari dhe ngrohtësi, nën drejtimin e koordinatoreve Adelina Morina dhe Alketa Bukciu, fëmijët u argëtuan në një festë artistike të përqëndruar në dashurinë për Atdhe, Flamurin dhe gjuhën shqipe. Programi “Fëmijët dhe Flamuri” mblodhi muzikë, poezi dhe valle në një përzierje të dedikuar emocionesh dhe krenarie.

Ndërkohë, ftuari special, futbollisti i kombëtares U17 dhe i Tottenham FC, Armend Muslika, ndau me të rinjtë përvojën e tij frymëzuese.

Gjatë mbrëmjes kulturore, publiku u njoh me një spektakël të pasur artistik, ku u paraqitën me pasion disa nga talentet më të shquara të diasporës hasjane.

Performanca e përgatitur nga dy anëtarët e talentuar Mustaf Ahmati dhe Sokol Laçi, shtoi më tej atmosferën, ku u shfaqën me mjeshtëri instrumentet dhe zërat tradicionalë: Në organe shkëlqeu Bylbyl Ahmati. Këngët me çifteli dhe sharki u interpretuan me ndjeshmëri nga Gezim Morina, Ylli Shuti dhe Egzon Dida. Ritmet e fuqishme të çurlës dhe tupanës u sollën në jetë nga Lulzim Brati, Nebi Lusha dhe Besmir Fazlia. Zërat solistë që mbajtën publiku të hipnotizuar ishin Sokol Laçi, Qamil Ngjeçi, Alfred Mariqi dhe Ismail Quni të cilët rrëmbyen duartrokitje pafund.

Kjo pjesë e programit ishte një festë e vërtetë, ku tradita u shndërrua në një moment të paharrueshëm bashkësie.

Mbrëmja vijoi me këngë dhe valle tradicionale me një program Artistik të Ansamblit “Pjetër Bogdani” i ardhur enkas nga Hasi në Londër, me një program të pasur të drejtuar nga Flutura Aliaj. Skënën e ndezën interpretimet e shumta si: Kcim i qikave, Rreth Pashtrikut po bjen shi, Hasi legjendar etj. Skënës ju bashkuan zëra të rrallë nga artistë të mëdhenj si Përparim Brati, Egzon Dida, Ylli Shuti.

Kështu, “Ura e Bashkimit” hodhi themelet për një bashkësi më të organizuar, më të ndërgjegjshme dhe më të lidhur. Ngjarja dëshmoi se kur diaspora mblidhet me një qëllim të përbashkët, ajo nuk është vetëm burim krenarie, por edhe një motor i fuqishëm për ndryshim dhe solidaritet. Rruga është hapur, dhe premtimi për një të ardhme më të bashkuar dhe më mbështetëse për të gjithë hasjanët, kudo që të jenë, është tashmë një realitet në lëvizje.

Burimi: Diaspora Hasjane!

Tags: diasporahasjanefestanentorHistoriKultureLonder
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Nismë qytetare për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës
Aktualitet

Nismë qytetare për mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës

October 5, 2026
TETORI ROZË – NGJYRAT SHËROJNË
Evente

TETORI ROZË – NGJYRAT SHËROJNË

October 5, 2026
Shpresa Milaqi Bajko, një rrugëtim artistik mes pasionit dhe këmbënguljes
Histori Suksesi

Shpresa Milaqi Bajko, një rrugëtim artistik mes pasionit dhe këmbënguljes

October 2, 2026
Ardian Hoxha, nga themeluesi që zgjidhte çdo problem, te lideri që ndërton kompani që funksionojnë edhe pa të!
Histori Suksesi

Ardian Hoxha, nga themeluesi që zgjidhte çdo problem, te lideri që ndërton kompani që funksionojnë edhe pa të!

September 24, 2026
Vizitorët që duan të hyjnë në Venecia do paguajnë taksë 10 euro
Destinacione

Venecia shtrenjton hyrjen për turistët, tarifa mund të shkojë deri në 30 euro

September 22, 2026
Shqipëria mes vendeve më të bukura në botë për çiklizëm, Liqeni i Ohrit hyn në Top 15
Aktualitet

Shqipëria mes vendeve më të bukura në botë për çiklizëm, Liqeni i Ohrit hyn në Top 15

September 21, 2026
Next Post
Ulje 20% për çdo shërbim në klinikën Arel deri në fund të dhjetorit, investoni në buzëqeshjen tuaj

Ulje 20% për çdo shërbim në klinikën Arel deri në fund të dhjetorit, investoni në buzëqeshjen tuaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Apple përgatitet për iPhone Duo, zhvilluesit duhet të përshtatin aplikacionet për ekranin e palosshëm

Apple përgatitet për iPhone Duo, zhvilluesit duhet të përshtatin aplikacionet për ekranin e palosshëm

3 hours ago
Pranimi pa kriter i punëtorëve të huaj, një zgjidhje e rreme për tregun e punës

Pranimi pa kriter i punëtorëve të huaj, një zgjidhje e rreme për tregun e punës

6 hours ago
Investimet turke në Shqipëri arrijnë në 111 milionë euro, Ibrahimaj kërkon më shumë investime direkte

Investimet turke në Shqipëri arrijnë në 111 milionë euro, Ibrahimaj kërkon më shumë investime direkte

1 day ago
10 bankat më të mëdha në botë për vitin 2026!

10 bankat më të mëdha në botë për vitin 2026!

1 day ago
La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda

La punën me pagë gjashtëshifrore në Amazon ndërsa ishte shtatzënë! Sot po ndërton një startup me Inteligjencë Artificiale që synon miliarda

2 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset