Një studim më i fundit i publikuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences” humbja e kujtesës mund të vijë nga mungesa e disa lëndëve ushqyese . Në shkrimin e the Sun thuhet se lëndët ushqyese që gjenden në fruta dhe perime jën më të prirur ndaj rënies kognitivë të lidhur më moshën.
Në këtë studim, më shumë se 3 mijë e 500 të rritur të shëndetshëm të moshuar u caktuan rastësisht për të marrë një shtesë ditore.
Pilula aktive përmbante 500 mg flavanole, duke përfshirë 80 mg epicatekins, sasia që të rriturit këshillohen ta marrin nga ushqimi.
Pas një viti, pjesëmarrësit që raportuan se konsumonin një dietë më të varfër dhe kishin nivele më të ulëta të flavanoleve, panë se rezultatet e tyre të kujtesës u rritën me një mesatare prej 10.5 përqind.
Rezultatet e kujtesës u përmirësuan vetëm pak për të gjithë grupin që merrte flavanolin ditor.
Ushqimet me përmbajtje të lartë flavanole përfshijnë:
- Perime me gjethe
- Qepë
- Mollët
- Manaferrat
- Qershitë
- Soja
- Agrumet