Përveç fëmijëve edhe të rriturit vuajnë nga bajamet edhe pse janë të supozuara të mbrojnë trupin nga sëmundjet. Por ka raste që ato infektohen dhe sjellin probleme vazhdimisht duke bërë të nevojshme kurimin me antibiotikë.
Në një studim të bërë në Danimarkë u arrit në konkluzionin se nëse fëmijëve u hiqen bajamet para moshës 10 vjeç, ata kanë gjasa të vuajnë nga sëmundjet e frymëmarrjes, infeksionet dhe alergjitë.
Në total, studiuesit analizuan të dhënat e më shumë se 1.1 milion njerëz nga ku rezultoi se ata që hoqën bajamet para moshës 10 vjeç u trajtuan më shpesh për sëmundje të caktuara deri në moshën 30 vjeç sesa njerëzit që nuk i ishin nënshtruar një operacioni të tillë.
Kur duhet ti heqim bajamet?
Bajamet e zmadhuara mund të shkaktojnë infeksione të veshit të mesëm ose infeksione të sinusit. Ato vështirësojnë frymëmarrjen përmes hundës, që do të thotë se të prekurit kanë më shumë gjasa të marrin frymë përmes gojës dhe të gërhijnë gjatë gjumit.
Sipas studiuesve bajamet duhet të hiqen sa më vonë që të jetë e mundur kur sistemi imunitar është zhvilluar plotësisht.