• PROBIZZ
  • MARKETING
  • BIZNESE
  • KONTAKT
Saturday, October 24, 2026
  • Login
  • Register
No Result
View All Result
ABONOHU
Probizz.al
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
  • FILLIMI
  • BIZNES
    • STARTUP
    • BIZNESE VIP
    • SME
  • HISTORI SUKSESI
    • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
    • TALENTE TE REJA
  • AKTUALITET
    • NJOFTIM I RENDESISHEM
    • DESTINACIONE
    • SPORT
  • INTERVISTA
    • KARRIERE
    • OPINIONE
    • INTERVISTE AKTUALITETI
  • EKONOMI
    • PUBLIKIME
    • RAPORTE
  • EVENTE
    • MARKETING
    • PANAIRE
    • TRAJNIME
  • BOTA
    • TEKNOLOGJI
    • RISI
    • SHKENCE
    • SHOW BIZZ
  • LIFESTYLE
    • KESHILLA SHENDETI
    • KESHILLA BUKURIE
    • KESHILLA SUKSESI
    • SOCIAL MEDIA
No Result
View All Result
Probizz.al
No Result
View All Result

Diskutimi mbi aksesin në financa në Shqipëri, organizuar nga Banka Botërore

March 1, 2023
in Ekonomi, Publikime, Te Pergjithshme
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

Në datën 28 shkurt 2023, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në një takim diskutimi mbi çështjet që prekin aksesin në financa në Shqipëri, të organizuar nga Banka Botërore, me të ftuar drejtuesit e bankave tregtare, ekspertë të sektorit financiar dhe përfaqësues nga institucionet financiare në vend.

Ky takim u realizua në kuadër të bashkëpunimit të Bankës Botërore me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për përgatitjen e konceptit të një projekti mbështetës për financimin e bujqësisë. Ky proces synon të zhvillojë zgjidhje të qëndrueshme, duke mbështetur aksesin në financa për këtë sektor, jo vetëm nga fondet buxhetore, por dhe nga grumbullimi i fondeve private.

Gjatë fjalës së tij, Guvernatori Sejko u shpreh se sektori bankar në vend është i mirëkapitalizuar dhe likuid, si dhe mbështetja e tij për sektorin privat ka ardhur në rritje. Megjithatë, ai shtoi se sektori financiar mund të luajë një rol më të rëndësishëm për rritjen e qëndrueshme ekonomike afatgjatë në vend.

Në lidhje me aksesin në financë, Guvernatori u shpreh se në një pamje më të gjerë, është e rëndësishme të eksplorohen zgjidhje ndërsektoriale – përfshirë fintech, digjitalizimin e shërbimeve financiare dhe instrumentet financiare inovative – të cilat do ta lehtësonin aksesin në shërbimet financiare. Financat e Gjelbra janë një fushë e rëndësishme që ka nevojë për veprim të shpejtë dhe të fokusuar për të adresuar përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, zbutjen e rreziqeve dhe kapjen e mundësive që ofron financimi i gjelbër.

498-4691

Me qëllim mbështetjen e zhvillimeve të tregut, Banka e Shqipërisë po punon gjithashtu edhe në drejtim të përmirësimit të sistemeve të pagesave për prezantimin e standardeve të reja të komunikimit dhe shërbimeve, të cilat ndihmojnë në adresimin e nevojave infrastrukturore. Konkretisht, në vitin 2021 është arritur një nivel i përdorimit të pagesave elektronike prej 12.5 pagesash për frymë, duke tejkaluar edhe objektivin e synuar të Strategjisë prej 10 pagesash deri në fund të vitit 2023, ndërkohë që, në vitin 2022, kjo shifër vlerësohet të ketë arritur nivelin 16 pagesa për frymë.

Guvernatori shtoi se kreditimi i ekonomisë është mbështetur nga kushtet e favorshme të financimit në vend. Sektori bankar ka vijuar të ofrojë kushte e terma të favorshëm kreditimi. E konkretizuar me një rritje prej 14% të tij gjatë 2022. Në të njëjtën kohë, cilësia e portofolit të kredisë vijon të mbetet e shëndetshme, sikundër ilustrohet edhe nga treguesi i kredive me probleme, i cili mbetet në nivelet më të ulëta të dekadës së fundit.

Duke u ndalur më në veçanti te sektori i agrobiznesit, Guvernatori u shpreh se ai ka potencial të madh si në tregjet vendore ashtu edhe në ato të huaja, por vijon të ketë nevojë për adoptimin e teknologjive dhe proceseve të reja të prodhimit.

498-4615

Guvernatori Sejko u shpreh se problemet specifike të kreditimit të sektorit bujqësor janë evidentuar me kohë dhe një pjesë e tyre mbeten ende relevante. Megjithatë disa prej tyre janë drejt adresimit, ndërsa pengesat e tjera duhet të jenë pjesë e një vlerësimi kritik dhe zgjidhja e tyre duhet të jetë pjesë integrale e agjendave tona të punës në të ardhmen.

“Në këtë kontekst, pa cenuar treguesit e tij të shëndetit, jam i bindur se sektori bankar do të dijë të pozicionohet si një agjent mbështetës zhvillimi. Ky sektor duhet të rrisë vëmendjen dhe kapacitetet e tij financuese, analizuese dhe këshilluese, duke përmbushur misionin e tij në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.” përfundoi Guvernatori.

Në fjalën e tij, Përfaqësuesi i Përhershëm i Zyrës së BB-së në Shqipëri, z. Emanuel Salinas, u shpreh se aksesi në financa është thelbësor për sektorin privat në Shqipëri për të investuar në përmirësimin e proceseve të prodhimit, për inovacione si dhe për të krijuar vende pune më shumë dhe më të mira. Sektori financiar ka potencialin të jetë një katalizator për rritjen ekonomike duke ofruar produkte financiare që u përgjigjen nevojave të kompanive dhe sipërmarrësve. Megjithatë, qasja në financa për NVM-të dhe sektorë të rëndësishëm si bujqësia ka qenë e kufizuar. Sot takohemi me drejtuesit e bankave, Bankës Qendrore dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për të identifikuar veprimet dhe zgjidhjet e nevojshme për të zhbllokuar financimet për sektorin privat.

Në fund, pjesëmarrësit diskutuan mbi mundësitë dhe mbështetjen e përbashkët për rritjen e kreditimit të bujqësisë, si një mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të vendit, diversifikimin e burimeve të rritjes ekonomike, por edhe si një mundësi për diversifikimin e burimeve të rrezikut të kredisë për sektorin financiar.

Burimi: Banka e Shqiperise

Tags: AksesBanka BoteroreBanka e ShqiperiseFinancaGent SejkoShqiperi
ShareTweetShare

TE NGJASHME

Paga mesatare në ekonomi 56.7 mijë lekë në tremujorin e dytë, më të mirëpaguarit menaxherët
Ekonomi

Kush janë 10 njerëzit më të pasur në Evropë? Nga Zara dhe Lidl te kriptovalutat, pasuri që kalojnë 700 miliardë dollarë

October 24, 2026
Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët
Te Pergjithshme

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

October 23, 2026
65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025
Ekonomi

65% e bizneseve raportuan rritje kostosh në vitin 2025

October 18, 2026
Lekët “ndajnë” shqiptarët/ Të pasurit kanë gati 5 herë më shumë të ardhura se të varfërit. Jemi mbi BE
Ekonomi

Lekët “ndajnë” shqiptarët/ Të pasurit kanë gati 5 herë më shumë të ardhura se të varfërit. Jemi mbi BE

October 17, 2026
Presionet e dollarit dobësojnë Bitcoin-in
Ekonomi

Presionet e dollarit dobësojnë Bitcoin-in

October 15, 2026
Ligji i ri për konsumatorët, krijohet agjenci kombëtare dhe vendosen rregulla kundër uljeve fiktive të çmimeve
Ekonomi

Ligji i ri për konsumatorët, krijohet agjenci kombëtare dhe vendosen rregulla kundër uljeve fiktive të çmimeve

October 14, 2026
Next Post

Ibrahimaj takim me homologun japonez: Të rrisim bashkëpunimin ekonomik dhe investimet japoneze në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TE FUNDIT

Paga mesatare në ekonomi 56.7 mijë lekë në tremujorin e dytë, më të mirëpaguarit menaxherët

Kush janë 10 njerëzit më të pasur në Evropë? Nga Zara dhe Lidl te kriptovalutat, pasuri që kalojnë 700 miliardë dollarë

23 minutes ago
Elon Musk kryeson listën e njerëzve më të pasur në Amerikë për vitin 2023

Shkolla e Elon Musk që synon të ndryshojë mënyrën si mësojnë fëmijët: Nga librat te mendimi kritik dhe vendimmarrja

22 hours ago
Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

Sigurimi i jetës mbetet “luks” – Niveli i primeve i rendit shqiptarët të fundit në rajon. Ndërgjegjësim tepër i ulët

23 hours ago
Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

Shega, fruti i kuq që i bën mirë organizmit: Nga shëndeti i zemrës te mbrojtja e qelizave

5 days ago
Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

Materiali që kushton më shumë se diamanti: Një gram mund të vlejë deri në 140 milionë dollarë

5 days ago

TE REKOMANDUARA

    NA NDIQNI NE RRJETE SOCIALE

    Probizz.al

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    TE TJERA

    • BIZNES
    • HISTORI SUKSESI
    • AKTUALITET
    • INTERVISTA
    • EKONOMI
    • EVENTE
    • BOTA

    NA NDIQNI

    No Result
    View All Result
    • FILLIMI
    • BIZNES
      • STARTUP
      • BIZNESE VIP
      • SME
    • HISTORI SUKSESI
      • SIPERMARRES TE SUKSSESHEM
      • TALENTE TE REJA
    • AKTUALITET
      • NJOFTIM I RENDESISHEM
      • DESTINACIONE
      • SPORT
    • INTERVISTA
      • KARRIERE
      • OPINIONE
      • INTERVISTE AKTUALITETI
    • EKONOMI
      • PUBLIKIME
      • RAPORTE
    • EVENTE
      • MARKETING
      • PANAIRE
      • TRAJNIME
    • BOTA
      • TEKNOLOGJI
      • RISI
      • SHKENCE
      • SHOW BIZZ
    • LIFESTYLE
      • KESHILLA SHENDETI
      • KESHILLA BUKURIE
      • KESHILLA SUKSESI
      • SOCIAL MEDIA

    © 2019-2024 Te gjitha te drejtat e rezervuara - Mundesuar nga Postjer Agency.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password? Sign Up

    Create New Account!

    Fill the forms below to register

    All fields are required. Log In

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe diasporës
    Shiko Bizneset
    ProBizz sjell për ju kategorinë e re të promovimit të bizneseve shqiptare dhe ndërkombëtare
    Shiko Bizneset