Këngëtarja me origjinë shqiptare duket se po e shijon shumë dashurinë e re. Ajo është shfaqur në Paris e shoqëruar nga Callum Turner. Ata dukeshin të këndshëm dhe shumë të rehatuar pranë njëri –tjetrit.
Në një intervistë para pak kohësh Dua tha se njohjet janë pak të ndërlikuara kur je personazh publik.
Lidhja e tyre është konfirmuar kur të dy po kërcenin në një mbrëmje në fillim të këtij viti. Që prej atij momenti janë parë shumë shpesh në shoqërinë e njëri –tjetrit.