Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është bërë prej disa muajsh imazh i markës “Porsche”.
Dua ndodhet në Singapor në një konference globale të shitësve të “Porsche”
Ajo shkruan në rrjetet sociale “Shumë argëtuese që kam qenë përsëri me familjen time të Porsche për 24 orë në Singapor”.
Këngëtarja publikoi disa fotografi në The Ritz-Carlton, Millenia Singapor, me Marina Bay Sands në sfond.
Artistja u bë ambasadorja globale e këtij prodhuesi të famshëm të automjeteve në nëntor 2023. Më herët ajo ka qenë fytyra promovuese e “Jaguar” që nga viti 2018.