Këtë herë në kopertinën e revistës TIME është shfaqur këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa duke u renditur kështu si një nga njerëzit më me ndikim në botë.
Pesë nga këngët e Dua Lipës janë ngjitur në Top 10 të Billboard-it të SHBA-së, ndërsa vitin e kaluar ajo mori pjesë edhe në një nga sukseset më të mëdha të filmit komercial të viteve të fundit, filmin Barbie
Albumi i saj i tretë është “Radical Optimism” dhe ylli i muzikës ka thënë se manifestimi është shumë i rëndësishëm për atë. “Gjithmonë kam planifikuar për të ardhmen. Edhe pse lindin surpriza, të cilat unë i vlerësoj në atë kohë, gjithmonë ka një synim më të madh”, është shprehur Dua.
Duke folur për Kosovën ajo tha se marrja e nënshtetësisë shqiptare është emocionuese.
28 vjeçarja dëshiron që bota të dijë gjera të tjera rreth Kosovës dhe jo ta identifikojnë vetëm
luftën.