Në premierën e filmit të tij dokumentar mbi jetën private
Këngëtari Ed Sheeran është rikthyer në tapetin e kuq. Kësaj radhe për premierën e filmit të tij dokumentar mbi jetën private. Por nga ana tjetër ai vazhdon betejën për çështjen e të drejtës së autorit.
Familja e Marvin Gaye pretendon se Sheeran kopjoi këngën klasike të Gayle, “Let’s Get it On” por në seancë në gjykate artisti Sheeran i konsideroi “fyese”. Nëse Sheeran shpallet fajtor pritet një gjykim i dytë për të përcaktuar shumën e dëmit.
Fituesi i Grammy u shpreh për serialin:
“Këtu shfaqen një sërë filmimesh. Është një dokumentar vërtet i bukur. Është e sikletshme për mua ndonjëherë ta shikoj, por mendoj se njerëzit do të lidhen me të”.
Seriali me katër pjesë i prezanton fansat me një anë intime të Sheeran-it që ai mendonte se nuk do ta ndante kurrë me publikun. I gjithë seriali do të fillojë transmetimin në Disney që nga 3 maj.