Së fundmi lajmi më i bujshëm në mediat rozë ishte ai i ndarjes së Teas dhe Beartit, të dy ish-konkurrentë të emisionit ‘Përputhen’.
Sot në program njoftuan që është hapur një aplikacion i re me pagesë, prej katër eurove, i quajtur gjithashtu “Përputhen”. Ekskluzive aty ishte dhe intervista e Teas për arsyet e ndarjes nga Bearti.
Siç duket, Bearti e ka ndjekur rrëfimin e Teas dhe ka reaguar menjëherë në InstaStory duke u shprehur i zhgënjyer që qenka shitur nga Tea për vetëm 3.99 euro.
Me këtë njoftim ai na paralajmëron që do të tregojë anën e tij të historisë, në mesnatën e ditës së nesërme, duke i numruar orët mbrapsht./ProBizz.al/