Monedha europiane ka shënuar një tjetër rënie sot duke u këmbyer me 100.54 leke. Në pikat e këmbimit valutor euro këmbehet në vlera akoma më të ulëta.
Kjo do të thotë humbje për të gjithë qytetarët të cilët kanë depozita në euro ndërsa parashikimi për verën është akoma edhe më i zymtë. Por ardhja e turistëve do të sjellë një nënçmim të euros.
Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në rastet e fundit të zhvlerësimit të monedhës europiane por ekspertët të ekonomisë sugjerojnë që të veprojë sërish për të shpëtuar remitancat.
Kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë për disa monedha kryesore
Dollar Amerikan 93.57
Euro 100.54
Paundi Britanik 117.56
Franga Zvicerane 103.16