Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka njoftuar fansat e saj se për festën e Vitit të Ri ajo do të jetë mikpritëse dhe do të performojë në një nga ngjarjet më të mëdha që organizohen në “Times Square” të New York-ut.
Ajo ka shkruar në platformë X se ndihet krenare që do të ketë performancën e saj në “Rockin Eve”, por do të prezantojë edhe në krah të të famshmit Ryan Seacrest. Mos e humbisni , shprehet Ora.