FAO publikon raportin për Evropën dhe Azinë Qendrore mbi sigurinë ushqimore dhe kostot e një diete të shëndetshme

Megjithëse, uria nuk ka qenë një nga çështjet kryesore në Evropë dhe Azinë Qendrore në 20 vitet e fundit, rajoni po përballet pjesërisht me një rritje të moderuar të pasigurisë ushqimore, vërejtur si parregullsi në ushqim dhe mjaftueshmëri, dhe rritjen e shpejtë të mbipeshës, duke sfiduar aftësinë e saj për të arritur sigurinë ushqimore dhe përmirësimin e cilësisë së ushqyerjes, siç përshkruhet në Objektivin 2 për Zhvillim të Qëndrueshëm (SDG 2).

Ulja e kostove të dietave të shëndetshme mund të jetë thelbësore për përmirësimin e cilësisë së ushqyerjes dhe qëndrueshmërisë.

Sipas Raportit Rajonal të Evropës dhe Azisë Qendrore mbi Sigurinë Ushqimore dhe Ushqyerjes 2020, pandemia COVID-19 ka paraqitur kërcënime serioze mbi sigurinë ushqimore dhe ushqyerjen, veçanërisht për popullatat më vulnerabël në rajon me të ardhura të ulëta.

Raporti vjetor, i prodhuar bashkërisht nga FAO, Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE), Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF), Programi Botëror i Ushqimit (WFP), Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) dhe Organizata Botërore Meteorologjike (OBM), ofron një analizë gjithëpërfshirëse mbi cështjen, duke përfshirë të gjitha format e kequshqyerjes, modelet aktuale dietike dhe kostot e dietave për individët, shoqërinë dhe planetin.

Një shqetësim i veçantë në Evropë dhe Azinë Qendrore është përkeqësimi i shpejtë i situatës në disa vende të Azisë Qendrore, Shteteve të Pavarura të Komonuelthit dhe Kaukazit, të cilat po e mbajnë rajonin në tërësi larg nga arritja e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm të 2030 (SDG) mbi prevalencën e pasigurisë ushqimore të moderuar ose të rëndë.

12 muajt e fundit kanë treguar se shëndeti ynë dhe funksionimi i sistemeve tona ushqimore janë thelbësore, dhe duhet më shumë përpjekje,” tha Vladimir Rakhmanin, Ndihmës Drejtori i Përgjithshëm i FAO-s dhe Përfaqësuesi Rajonal. “Ne të gjithë, duke përfshirë vendimmarrësit, komunitetin e zhvillimit, shoqërinë civile, akademinë, sektorin privat dhe individët, duhet të bëjmë atë që na takon për të arritur Objektivin e Zero Urise, sigurinë ushqimore dhe përmirësimin e cilësisë së ushqyerjes, duke mos lënë askënd pas, dhe duke promovuar bujqësi të qëndrueshme.”

Reduktimi i urisë dhe kequshqyerjes kërkon një qasje të ciklit jetësor, me vëmendje të veçantë tek fëmijët, vajzat adoleshente, nënat dhe grupet e tjera më vulnerabël “, tha John Aylieff, Drejtori Rajonal i WFP, për Azinë dhe Paqësorin. “Zero uri nuk ka të bëjë vetëm me kuptimin e barkut plot. Kërkon që të punojmë në të gjithë sektorët, duke filluar nga bujqësia dhe mbrojtja sociale, arsimi dhe shëndetësia, për të siguruar një dietë të shëndetshme, të ekuilibruar, e përballueshme për të gjithë.”

Në varësi të prodhimit dhe vendndodhjes së tyre, fermerët në rajon janë ndikuar nga pandemia COVID-19, veçanërisht në vendet me ekonomi në tranzicion,” theksoi Olga Algayerova, Nën-Sekretare e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe UNECE. “U bëj thirrje qeverive që të vendosin mbështetjen e duhur financiare për fermerët. Gjithashtu, i ftoj ata të përdorin plotësisht procedurat e lehtësimit të tregtisë së OKB-së, për të mbajtur kufijtë e hapur për lehtësimin e qarkullimit të mallrave, në veçanti të produkteve thelbësore siç është ushqimi i freskët.

Raporti thekson se vendet e rajonit po bëjnë përparim në çrrënjosjen e pengimit të rritjes së numrit të lindjeve, humbjes dhe peshës së ulët të lindjeve, por një tendencë e kundërt është regjistruar mbi aneminë dhe ushqyerjen eksluzivisht me gji për gjashtë muajt e parë të jetës. Në të gjitha vendet e rajonit, ekzistojnë boshllëqe në kornizën e politikave për parandalimin e mbipeshës dhe anemisë nga mungesa e hekurit.

UNICEF pranon përparimet e vendeve në lidhje me pengimin e rritjes së numrit të lindjeve, humbjen dhe peshën e ulët të lindjeve. Sidoqoftë, pa dyfishim të përpjekjeve rajoni nuk do të përmbushë angazhimet e vitit 2025 dhe 2030 për mbipeshën e fëmijëve, aneminë dhe ushqyerjen eksluzivisht me gji”, tha Afshan Khan, Drejtori Rajonal i UNICEF për Evropën dhe Azinë Qendrore dhe Koordinator Special për Refugjatët dhe Emigrantët në Evropë. “Dietat e përballueshme, të shëndetshme janë baza e sigurisë ushqimore dhe rezultateve të ushqyerjes, ndërkohë ndikimi i pandemisë COVID-19 ka rritur cënueshmërinë e të ushqyerit të fëmijëve. Kemi prova për të ndarë me politikëbërësit dhe furnizuesit e ushqimit me synim ndërmarrjen e veprimeve të duhura në përmirësim të dietave, mobilizimin e sistemeve shëndetësore, arsimore dhe sociale për të rritur rezultatet e të ushqyerit për fëmijët.

Prevalenca e mbipeshës dhe obeziteti është një problem i madh, edhe tek fëmijët, në nivele alarmante në shumicën e vendeve të rajonit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, prevalenca e mbipeshës midis fëmijëve të moshës 6-9 vjeç është më e larta në vendet mesdhetare.

Njerëzit obezë kanë një rrezik në rritje për pasoja të rënda nga COVID-19″, tha Hans Kluge, Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën. “COVID-19 ka evidentuar se sa të brishtë mund të jenë sistemet ushqimore, dhe sa e rëndësishme është që të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh se ku dhe si jetojnë, të kenë qasje në ushqim të sigurt, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm. Për OBSH-në dhe sa i përket rajonit evropian, kjo është jetike, duke pasur parasysh situatën alarmante të obezitetit, e cila është një sëmundje kronike komplekse në vetvete dhe një faktor kryesor rreziku për sëmundjet jo-ngjitëse në rajon.”

Për më tepër, rajoni është prekur nga sfidat e imponuara nga konsumimi i tepërt i ushqimeve me shumë kripë, yndyrë dhe sheqer dhe nënkonsumi i frutave dhe perimeve. Kjo kërkon ndryshime strukturore në prodhimin dhe konsumin e ushqimit brenda sistemeve aktuale të ushqimit. Të dhënat e OBSH-së tregojnë se dietat jo të shëndetshme përllogarisin rreth 86 përqind të vdekjeve, dhe 77 përqind të barrës së sëmundjeve në rajon.

FAO rekomandon që vendet të marrin në konsideratë ndikimet mjedisore dhe klimatike të dietës referuese gjatë proceseve zhvillimore dhe strategjive kombëtare të sigurisë ushqimore dhe ushqyerjes, e cila aktualisht nuk është përfshirë, dhe rritjen e edukimit mbi këtë cështje.

Ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe mjedisore sfidojnë gjithnjë përpjekjet aktuale të qeverisjes,” tha Milan Dacić, Shefi i WMO për Evropën. “Nevojiten politika që mbështesin menaxhimin e qëndrueshëm të tokës, zvogëlojnë ndotjen e ajrit, sigurojnë furnizimin me ushqim për popullatat në nevojë, zvogëlojnë humbjen e të korrave dhe kufizojnë emetimet e gazrave serë që lidhen me bujqësinë. Aktivitetet e Organizatës Botërore Meteorologjike për monitorimin afatgjatë; ndarja e të dhënave, informacionit dhe njohurive; parashikimet dhe analizat specifike të përmirësuara në këtë kontekst janë mbështetje jetike për lehtësimin e ndikimeve të ndryshimeve klimatike dhe mjedisore.

Fang gjithashtu vuri në dukje dizavantazhet lidhur me ushqimin e disponueshëm në tregjet e Evropës dhe Azisë Qendrore. Siç theksohet në raportin rajonal, disponueshmëria e ushqimeve me bazë shtazore është mbi mesataren botërore, ndërsa konsumi i perimeve, dhe peshkut është nën mesataren botërore. Kërkohet vëmendje e shtuar ndaj një bujqësie të ndjeshme ndaj të ushqyerit që mundëson dietat e shëndetshme. Iniciativat e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane dhe “Nga Ferma në Pirun” janë kornizat e politikave që mund të lehtësojnë këto ndryshime.

Përfundimi kryesor është se pavarësisht progresit të mirë në diversifikimin, disponueshmërinë së ushqimit dhe lëvizjen në drejtimin e duhur, ekziston nevoja për të riorientuar sistemin e prodhimit dhe tregtisë së ushqimit për të mundësuar dieta të shëndetshme”, tha Cheng Fang, ekonomist i FAO-s dhe autori kryesor i raportit. “Kjo mund të kërkojë përpjekje shtesë në edukimin e konsumatorit dhe incetiva për të rritur konsumin e frutave dhe peshqve, ndër ushqimet e tjera, për të arritur strategji të qëndrueshme dhe të shëndetshme ushqimore në vendet e rajonit.”

Kostot e dietave të shëndetshme

Dietat e shëndetshme janë zakonisht të shtrenjta, pasi kushtojnë mesatarisht pesë herë më shumë, sesa dietat që mbulojnë vetëm nevojat themelore të energjisë përmes një lënde niseshteje, sipas raportit të FAO-s, dhe bazuar në analizën e të dhënave të kostos së ushqimit nga 14 vendet e zgjedhura në Evropë dhe Azinë Qendrore.

Nxitësit e kostove përfshijnë tregtinë, shpenzimet publike dhe politikat e investimeve në të gjithë zinxhirët e furnizimit ushqimor. Për të përballuar ndikimet e tyre, FAO dhe Programi Botëror i Ushqimit avokojnë për investime të ndjeshme ndaj të ushqyerit, ndërhyrje të drejtuara, politika dhe programe të mbrojtjes sociale dhe mundësinë e dietave të shëndetshme dhe të qëndrueshme. Për këtë qëllim, përvoja e Armenisë me masa mbrojtje sociale ndaj të ushqyerit paraqitet në këtë raport.

Përfitimet e një diete ushqyese prekin jo vetëm individët, por në tërësi gjithë shoqërinë,”-tha Fang, “dhe kostot e një diete ushqyese përballohen gjithashtu nga e gjithë shoqëria.

Në përgjithësi, kostot totale e një diete të shëndetshme janë shumë më të ulëta se kostot e modeleve të konsumit aktual. Nëse popullata do të zhvendosej në dieta të shëndetshme, parashikohet që kostot shëndetësore direkte dhe indirekte do të ulen deri në 97 përqind dhe kostoja sociale e emetimeve të gazrave serë do të ulet me 41-74 përqind, sipas të dhënave nga projektet e vendeve në studim. Këto përfitime mund të rriten me kalimin e kohës me inovacionin dhe adoptimin e teknologjive të reja për bujqësi të zhvilluar në mbrojtje të mjedisit.

Vrulli i krijuar nga pandemia na ofron një shans për të rimenduar sistemet tona ushqimore, ndër çështje të tjera, dhe për të vendosur një transformim për ushqim më të mirë me më pak kosto për mjedisin. Samiti i OKB-së i Sistemeve Ushqimore që do të mblidhet këtë vjeshtë nga Sekretari i Përgjithshëm i KB, na jep të gjithëve një mundësi të shkëlqyeshme për të adresuar këtë çështje të rëndësishme,”-tha Rakhmanin.

Burimi: FAO

Me Te Lexuarat

spot_img
spot_img