Krishtlindja është një ndër festat më të rëndësishme në kalendarin e të krishterëve.
Për natën e madhe që simbolizon dashuri dhe paqe dhe ku mund tju rezervohet një pritje e ngrohtë ka vetëm një destinacion, HOTEL ADRIATIK.
Familja juaj, të afërm, miq dhe jo vetëm do të kenë mundësi të shijojnë menutë tradicionale të Krishtlindjes, ushqime speciale dhe me shijen që nuk harrohet lehtë.
Këtë Krishtlindje Adriatik Hotel ofron dy menu me shumëllojshmëri dhe çmime tepër të arsyeshme.
Për festën e shumëpritur, është rezervuar një surprizë me muzikë live e cila nis në orën 20:00 të mbrëmjes.
Të gjithë mysafirët e Adriatik Hotel do të përjetojnë një natë të paharrueshme nën ritmet e kengëve dhe zërit të veçantë të këngëtares Megi Shevroja. Ndaj mos mungoni!
Prenotimet kanë nisur
Rezervoni në numrin 0697075784
Rreth Hotel Adriatik
I ndërtuar në vitin 1957 , Hotel Adriatik është një destinacion ideal me pese yje. Një pikë referimi e rëndësishme në Shqipëri i cili ka ambjente të klasit botëror dhe mikpritje të denjë dhe të ngrohtë.
I vendosur në plazhin me rërë të Durrësit, Hotel Adriatik ofron dy pishina të jashtme me ujë deti, një plazh privat dhe 70 dhoma të dizajnuara në mënyrë elegante. Një spa e fjalës së fundit, shesh lojërash moderne dhe fushë tenisi janë vetëm disa nga lehtësitë që keni në dispozicion gjatë qëndrimit tuaj.
Menutë përmbajnë ushqim deti të kapur vendas, kuzhinë autentike shqiptare, pasta dhe ëmbëlsira të përgatitura duke përdorur receta të vjetra hotelesh dhe produkte organike me burim vendas.